• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbi 31 mijë biznese në Itali, shqiptarët renditen të 4-it nga emigrantët sipërmarrës

by A R
04/07/2017 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga të dhënat e popullsisë dhe numrit të sipërmarrjeve, rezulton se Italia ka qenë shumë më mikpritëse për bizneset me pronësi shqiptare, sesa Shqipëria është për vetë shqiptarët…

Janë rreth 450 mijë emigrantët shqiptarë, që jetojnë në Itali, të cilët kanë hapur rreth 31 mijë biznese në shtetin përtej Adriatikut, sipas të dhënave zyrtare nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë, kryesisht në tregti dhe ndërtim.
Një shifër e lartë kjo, po të kemi parasysh se në Shqipëri, nga Regjistri i Ndërmarrjeve 2016  të INSTAT, numëroheshin rreth 123,378 njësi ekonomike, duke përjashtuar NIPT-et e fermerëve.
Pra, numri i ndërmarrjeve që shqiptarët kanë hapur në Itali është sa një e katërta e totalit të bizneseve që janë hapur në Shqipëri. Nisur nga të dhënat e popullsisë dhe numrit të sipërmarrjeve, rezulton se Italia ka qenë shumë më mikpritëse për bizneset me pronësi emigrantë shqiptarë, sesa Shqipëria është për vetë shqiptarët.
Në Itali, rezulton se janë hapur 70 ndërmarrje për 1000 banorë (emigrantë shqiptarë), ndërsa në Shqipëri ky tregues është 43 ndërmarrje për 1000 banorë.
Sipas të dhënave nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë, në total numri i sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët shkon në 31,329 njësi ekonomike, rreth 5% e totalit të njësive të hapura nga të huajt në Itali apo 25% e totalit të ndërmarrjeve të çelura në Shqipëri. Renditemi të katërt nga komunitetet që jetojnë në Itali për nga numri i sipërmarrjeve të themeluara atje, ndërkohë që shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh në vend, pas atij rumun, me 450 mijë shqiptarë.
Në të kundërt, sipërmarrjet italiane në Shqipëri janë shumë më të pakta. Numri i bizneseve të themeluara nga shtetasit e huaj në Shqipëri sipas regjistrit të ndërmarrjeve është 5,637 njësi ekonomike. Sipas INSTAT, në total, në fund të vitit 2016 në Shqipëri kishte 2661 sipërmarrje italiane, që përbënin 47% të ndërmarrjeve të huaja në vend. 67% e subjekteve italiane janë në fushën e shërbimeve.

Sipërmarrjet e huaja në Itali
Sipërmarrjen me shtetas të huaj po rritet me një ritëm të shpejtë krahasuar me ndërmarrjet e sipërmarrësit vendas. Në përgjithësi, sipërmarrësit e huajnë po operojnë në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë, shkruan IlSole. Tashmë bizneset e huaja përfaqësojnë 9.5% të totali të sipërmarrjeve në Itali.  Të dhënat kanë dalë nga anketat e kryera prej Bashkimit të Dhomave Tregtare dhe të Dhomës së Tregtisë.
Në total numri i sipërmarrjeve të themeluara nga shtetas të huaj shkon në 575 mijë. Në tremujorin e parë të këtij viti numri i tyre u rrit me 3.674 njësi ekonomike. Në të njëjtën periudhë, sipërmarrjet e themeluara nga italianët janë 19,759 njësi.
Provincat që kanë njohur rritjen më të madhe të sipërmarrjeve të çelura nga të huajt janë Roma, Napoli dhe Milano./Monitor/a.m.

Next Post
Mbyllen plazhet në New Jersey, aman jo për Guvernatorin

Mbyllen plazhet në New Jersey, aman jo për Guvernatorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In