• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbi 300 italianë zgjedhin ta kalojnë pleqërinë në Durrës: Kostot e jetesës, të favorshme

by A R
18/08/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur Shqipëria po përjeton një valë të lartë emigracioni, vendi ynë është bërë shtëpi e dytë për pensionistët e huaj.
Në Durrës më shumë se 300 italianë janë kthyer në banorët e rinj të qytetit bregdetar.

Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.

Giusepe Palumbo prej shtatë vitesh jeton në Durrës, bashkë me gruan shqiptare Luljetën.

“Kam zgjedhur Durrësin pasi ngjan shumë me Napolin, vendin tim të origjinës. Deti, klima, ushqimet janë disa arsye pse më pëlqen këtu. Edhe me njerëzit kuptohemi pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve e flasin gjuhen italiane,” thotë ai për “Monitor Ekonomi”.

Angelo Alo jeton po në Durrës prej më shumë se katër vitesh.

“Me shqiptarët kam një histori të veçantë pasi së bashku me miqte e mi, kemi ndihmuar në strehimin e shumë familjeve kur erdhën me anije në Brindisi, qytetin tim të origjinës. Prej bashkëshortes shqiptare, vinim e vizitonin shpesh Shqipërinë dhe vërtetë më pëlqente vendi juaj. Unë kam punuar në një kompani energjitike derisa dola në pension dhe vendosa të jetoj këtu në Durrës”.

Me të ardhurat mujore nga shteti Italian, Giuseppe dhe Angelo, thonë se kostoja e jetesës është shumë e ulët këtu, duke mos patur asnjë dyshim për zgjedhjen që kanë bërë.

“Në Itali unë tatohem 24% për pensionin që marr, dhe kjo nuk është normale mendoj, pasi për të marrë pension sot unë kam paguar tatime gjithë vitet e punës. Nëse marrim si shembull pastaj çmimet, ndryshojnë vërtetë shumë me ato këtu. Shpenzime mujore që unë dhe gruaja kemi janë dritat, telefoni, interneti dhe ushqimet. Me pensionet që marrim në Itali është shumë e leverdisshme. I vetmi problem janë disa çështje burokratike, si për shembull për shtëpitë me qira, nëse unë paguaj qiranë nuk kam pse paguaj më për taksa të tjera pasi me këtë duhet të merret pronari, këtë nuk arrij të kuptoj pse ndodh në fakt”, thotë Alo.

Palumbo thotë se çmimet më të lira se në Itali ishin arsyeja që i nxitën të jetojnë në Shqipëri. “Në Shqipëri vendosëm të jetonim pasi për pensionistët Italia është pak e shtrenjtë prej çmimeve që ka. Ne në fakt jetojmë në shtëpinë tonë dhe nuk paguajmë qira, por edhe për shpenzimet e tjera, me çmimet që janë këtu dhe me të ardhurat tona na duket shumë normale. Probleme shqetësuese për ne janë vetëm disa burokraci në institucione, si për shembull tarifat e larta për veprimet bankare dhe shërbimi shëndetësor që duhen përmirësuar. Për një pensionist, vërtet që vendi juaj ia vlen për të jetuar duke mos patur shqetësime ekonomike”

Prej fillimit të këtij viti, jetesës së shtetasave të huaj në Shqipëri i është ofruar edhe një lehtësi tjetër, heqja e tatimit mbi të ardhurat. Ky ndryshimi ligjor i propozuar nga ministria e Disaporës, nuk parashikon asnjë dëm financiar, në buxhetin e shtetit shqiptar.

Elona Bano nga Ministria e Diasporës tha se “është një iniciativë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë në diasporë, për shtetasit e Bashkimit Europian të cilët do të dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në Shqiëpri, për ata të huaj të cilët kanë shtetës shqiptare. Ky ligj parashikon konkretisht të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjithë këta persona, të cilët kanë të ardhura nga pensionet apo shpërblimet. Ky ligj u shërben jo vetëm atyre shqiptarëve që kanë filluar punën para viteve ‘90 e tashmë janë pjesë e asaj që ne e quajmë diasporë të re e cila është zhvendosur drejt BE të cilët i kanë plotësuar vitet e tyre të pensionit jashtë Shqipërisë. Target grupi tjetër janë ata të huaj të cilët kanë shtetësi shqiptare apo ata persona që vijnë nga një vend i BE me kushtin që të jenë rezident në Shqipëri”.

Kriteret janë të përcaktuara qartë në ligj:
-Çdo person duhet të ketë përfituar pensionin apo shpërblimet në përputhje me legjislacionin e vendit nga i cili ai vjen.
-Do të duhet që ky person të marrë leje qëndrimi në Shqipëri me vlefshmëri jo më pak se 6 muaj, pasi ne duam që ato të ardhura të konsumohen brenda Shqipërisë.
-Të mos kenë pasur një dënim të formës së prerë në vendin e tyre të origjinës.
Banon nënvizon se ky ligj nuk parashikon asnjë kosto për buxhetin e shtetit, madje në të kundërt, do të sjellë disa të ardhura më të ligjshme që do të përdoren brenda territorit të Shqipërisë. Mund të them në këtë aspekt se ligji ka dy kahe, edhe interesin tonë si ministri Diaspore, por edhe bërjen e vendit më interesant për shtetasit e huaj dhe zhvillimin e turizmit”.

Interes dhe nga nordikët, që po blejnë shtëpi
Alketa Çabej, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shton se Sipas ligjeve tatimore në fuqi për eliminimin e taksimit të dyfishtë, personi do të pajiset me certifikatë rezidence duke plotësuar kushtet:
-Rezidencë tatimore 183 ditë në RSH
-Plotësimi i kushtit për interesin jetik dhe ekonomik
Personi do të duhet të ketë një banesë, si dhe të ardhura që tatohen këtu, në rastin e pensionistëve përjashtohen nga tatimi pasi kanë dorëzuar dokumentin në shtetin përkatës dhe eliminohet kështu tatimi i dyfishtë. Këta shtetas duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar në administratën tatimore dhe pasi të jenë pajisur me një dokument vërtetimi lehtësohen nga tatimi. Po ashtu personat duhet të rinovojnë rezidencën cdo 6 muaj. Në rast të mosmarrjes së informacionit në kohën e duhur, kanë të drejtë të drejtohen në gjykatë për të shqyrtuar kërkesën e tyre.

Përmes këtij propozimi akti normativ parashikon rritje ekonomike dhe nxitje më të lartë të turizmit. Ministria e Financave thotë se krahas shtetasve italianëve, ka interes të shtuar edhe nga ata te vendeve nordike, të cilët të joshur nga klima e mirë dhe kostoja e ulët e jetesës, kanë nisur të blejnë prona në bregdet, për të kaluar moshën e pensionit, në Shqipëri./Monitor/

Next Post
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Qeveria jep 26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In