Ka shkuar në mbi 3 mijë, numri i personave që kanë humbur jetën në barë botën nga koornavirusi. BBC shkruan se ditën e sotme në Kinë janë regjistruar 42 raste vdekjesh nga virusi vdekjeprurës.
Bëhet e ditur se rreth 90 përqind e të vdekurve janë nga Hubei, vatra nga ku u përhap virusi. Ndërkohë, në Iran janë raportuar 50 viktima, ndërsa në Itali mbi 30.
Ndërkohë, numri i personave të prekur nga ky virus në të gjithë botës është mbi 90 mijë. /e.s/