• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

by A. Q
12/10/2026 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëveshja me pesë subjekte të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve parashikon çmime të arsyeshme dhe të pandryshueshme për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove po prek konsumatorët në mbarë botën.

Ai bëri të ditur se aktualisht janë mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, ndërsa synimi është që numri i tyre të arrijë në 1000 deri në fund të vitit. Rama u shpreh se procesi do të zgjerohet edhe me subjekte më të vogla dhe pika të shitjes me pakicë, për të përfshirë sa më shumë aktorë të tregut.

Kreu i qeverisë theksoi se synimi nuk është vendosja e çmimeve nga shteti, por nxitja e konkurrencës së lirë, transparencës dhe bashkëpunimit në mbrojtje të konsumatorëve.

Fjala e Ramës:

“Më vjen mirë që e realizuam këtë iniciativë me mirëkuptim dhe duke rënë dakord, sepse jemi në një kohë kur duhet parë më tutje fitimit ditor dhe respekti për qytetarin tregohet duke parë situatën që ndodhemi dhe që ka përfshirë mbarë botën në rritjen e kostove në tërësi, që janë karakteristikë e të gjitha vendeve.

Duhet bërë një hap përtej asaj vije mes atij që shet dhe atij që blen, duhet gjetur një rrugë për t’i ofruar një mundësi më shumë njerëzve në vështirësi. Sot, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre 5 subjekteve të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Vende të ndryshme kanë marrë nisma të ngjashme dhe kur e kanë gjetur ata fjalën e përbashkët, nuk kemi përse të mos e gjejmë edhe ne mes nesh. Ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi, ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, edhe më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, që janë pika ku siç tha ministrja, çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë parashikohet edhe gjobë në ligj nëse ato çmime janë spekulim.

Thirrja jonë do të jetë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nismë. Janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e pasqyrës dhe deri në fund të vitit synojmë të jenë 1000. Subjektet përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët njihen në kohë reale.

Ka thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime, por është e pamundur sepse së bashku kemi zgjedhur në 1990, ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Besoj se do të jetë lehtësim për konsumatorët, do të na duhet punë dhe do të doja ta promovonim këtë nismë.

Nuk diskutohet që koha si gjithmonë do na mësojë më shumë. eksperienca e këtij programi do na mësojë më shumë. Kjo pasqyrë është koncepti i ‘Pasqyrë Albanias’, por ne duam ta çojmë në një nivel tjetër transparencën në çdo sektor, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin me sytë e tyre faktet dhe të vërtetat e jetës së përditshme.

Krijimi i një pasqyre unike ku shtetit është i aksesueshëm me një klik dhe ku njihesh me faktet, me të vërtetat që burojnë nga faktet është shumë i domosdoshëm në këtë kohë. Pasqyra e Çmimeve është një nga këto komponent dhe është gati për t’u ndezur për qytetarët”.

Next Post
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

Comments 1

  1. Lui says:
    5 hours ago

    Një vërr në ujë bëre o Ramë.. Të gjithë prisnin që të ulje sadopak çmimet, ti thjeshtë u erdhe pas avazit grosistëve të ushqimeve. Dhe sa për atë që thua që në vitin 1990 zgjodhëm këtë sistem, dmth tregëtinë e lirë dhe çmimet i përcakton konkurrenca, atëherë bëje një ligj të posaçëm për marzhin e fitimit të kufizuar, ashtu siç bën ligje të posaçme për “investitorë strategjikë”, apo “paketa e maleve”. Dhe vendet e tjera përreth nesh por dhe ato europiane tregëtinë e lirë bazuar në konkurrencë kanë, por çuditërisht çmimet i kanë më të lira se në Shqipëri. Vëri gishtin kokës se po të rrëshket nga duart pushteti dhe i gjithë shteti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com