Në Preshevë gjatë ditës së mërkurë kanë mbërritur më shumë se 2 mijë njerëz, gra dhe fëmijë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe shtetet tjera. Ndërkohë që ndihma humanitare po u ofron Kryqi i Kuq.
“Që nga e marta kemi rritje drastike të refugjatëve”, i ka thënë Tanjug-ut Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq. Ai ka thënë se edhe në qendrën e pranimit për refugjatë janë pranuar rreth një mijë dhe po presin një numër edhe më të madh.
Halimi ka thënë se Kryqi i Kuq momentalisht ka ushqim të mjaftueshëm dhe mjete higjienike, por qumështi për fëmijë është duke u harxhuar.









