Në fund të tetorit, numri i debitorëve të tatimet ka arritur shifrën rekord prej më shumë se 19 mijë subjektesh.
E dhëna vjen përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me subjektet debitore. Bie në sy se rreth 5 mijë prej këtyre debitorëve i janë shtuar listës gjatë vitit 2016.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon se publikimi i saj bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues se subjektet janë debitore ndaj administratës tatimore.
Nga ana tjetër, “lista e zezë” e kompanive me detyrime të pashlyera bën të mundur që në rastin e parë që subjekti debitor paraqitet për të kryer veprime nëpër institucionet shtetërore, i bllokohet çdo veprim deri në shlyerjen e detyrimeve.
shqiptarja.com/d.i.