• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbi 1700 objekte do të dalin në treg për privatizim këtë vit

by Java News
15/01/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1700 objekte do të dalin në treg për privatizim gjatë vitit 2016. Drejtori i Privatizimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Zamir Stefani, në një prononcim për ATSH-në thotë se janë evidentuar mbi 1700 objekte në shkallë vendi që mendohet të shkojnë drejt privatizimit.

Këto janë objekte të mbetura nga ish ndërmarrje, asete të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj, që kanë dalë jashtë funksionit të tyre. Stefani thotë se gjithashtu janë parashikuar për të dalë në treg për privatizim edhe disa sektorë strategjike.

Duke sqaruar procedurat për privatizimin e sektorëve strategjikë, Stefani shprehet se po kryhen procedurat për tre shoqëritë kryesore, dy paketat e mbetura të shtetit tek kompania Armo dhe Albtelecom. Por, fokusi, shprehet ai, është tek privatizimi i INSIG-ut dhe Albpetrolit. Sipas tij, vlerësimi i kompanisë së INSIG-ut është 15 milionë euro, çka do të thotë se do të jetë dhe vlera fillestare e tenderit të hapur për shitjen e tij. INSIG është një ndër kompanitë e pakta që kanë mbetur ende me pronësi publike. Në të kaluarën, qeveria shqiptare ka tentuar disa herë ta shesë kompaninë, por ka dështuar.

“Privatizimi i kompanisë INSIG filloi si procedurë që vitin e kaluar, proces i cili u krye nga një kompani konsulencë ndërkombëtar. Kemi mbaruar procedurën dhe e kemi dërguar në ministrinë e Financave, e cila do të shpallë publikimin për hapjen e tenderit. Forma e tenderit është e hapur. Kemi një vlerë që është 15 milionë euro, e vlerësuar nga konsulenti”, deklaron Stefani.

Sa i përket shoqërisë Albepetrol, Stefani shprehet se po kryhet studimi për mënyrën e privatizimit.  “Ajo që ëstë më e rëndësishme është studimi që po bëjmë për mënyrën e privatizimit të Albpetrolit.  Albepteroli si kompani 100 % shtetërore, e cila administron, ka në pronësi të saj pasuri shumë të rëndësishme kombëtare, siç janë karburantet dhe gazi. Mendohet të bëhet një studim i hollësishëm, gjë që ka nisur që një vit më parë në bashkëpunim edhe me ministrinë e Industrisë dhe Energjetikes si dhe specialistë të fushave për ristrukturimin e saj ose për mënyrën se si ne do të gjejmë formën për ta kaluar këtë në privatizim, e cila do ti shërbejë më mirë rritjes së efiçencës ekonomike, për ta bërë atë sa me atraktive në interes të publikut e shtetit shqiptar”, deklaron Stefani.

Sipas tij, nuk është vendosur ende nëse do të bëhet privatizimi përmes shitjes së 100 për qind të aksioneve, apo formave të tjera pasi po shqyrtohen edhe forma të tjera privatizimi që janë edhe bashkëpunimi me kompani të tjera të specializuara “Joint Venture’, ose me koncension.

“Për këtë do të kryhet një studim i hollësishëm se kush është më me leverdi për ekonominë e vendit tonë, për t’i dhënë zhvillim kësaj kompanie dhe për të thithur sa më shumë investime dhe jo thjesht për të marrë ca para e për të futur në buxhetin e shtetit. Nuk është këtu synimi. Do të shikohet në kuptimin ekonomik, kush do të jetë më afatgjatë, pasi kem të bëjmë me një pasuri shumë të rëndësishme kombëtare. Brenda këtij viti synojmë ti japim përgjigje përfundimtare kësaj çështjeje. Synojmë një sukses tepër pozitiv në këtë drejtim”, nënvizoi Stefani.
Po ashtu, Stefani tha se janë edhe paketat pranë ARMO-s dhe Albtelecom konkretisht 15 % dhe 16 %. Prej vitesh janë shitur paketat kryesore dhe shteti është në minorancë.

“Do të rivlerësohen edhe paketat që ka qeveria tek Armo dhe Albtelecom. Vlerësimi i këtyre paketave do të bëhet me ekspertë ose kompani konsulente vlerësuese ndërkombëtare, pasi janë sektorë strategjikë”, shprehet Stefani. Ai shpreh bindjen se tregu i sotëm do ti japë një vlerë shumë të mirë në favor të shtetit. “Interesi është shumë i madh, si i kompanive të huaja ashtu edhe atyre vendase”, deklaroi Stefani.

ATSH

Next Post

Të dashurën 24-vjeçare të Mel Gibson e shqetëson...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me reshje shiu të dendura, dëbore në këto zona

February 5, 2026
“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

February 5, 2026
Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Itali! Katër anëtarë të familjes shqiptare gjenden të vdekur në banesë, u helmuan nga monoksidi i karbonit

February 5, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In