Në tremujorit e tretë të këtij viti, Shqipëria regjistron 152 mijë e 50 persona të papunë.
Shifra është publikuar nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit numri i të papunëve është 8.3% më i lartë se sa e njëjtat periudhë e vitit të shkuar.
Numri i të papunëve sipas buletinit të INSTAT u rrit krahasuar edhe me tremujorin paraardhës me 0.9%.
“Në tremujorin e tretë 2015, ishin pjesë e skemës së pagesës së papunësisë 3,9 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar gjithsej”, sqaron INSTAT.
‘Gazeta DITA’ shkruan sot se përqindja e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është më e lartë në prefekturën e Tiranës (7,1 %) dhe më e ulët në prefekturën e Vlorës (1,9 %).
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë të vitit 2015, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 351 persona.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit pararendës, numri i punëkërkuesve të papunë në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 1.530 persona.
Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e tretë 2015 është 13,2 %.