• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mbi 15 mijë muslimanë në kishat italiane, luten së bashku me katolikët

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katolikë e myslimanë së bashku, për t’i thënë jo terrorizmit e për t’u lutur për paqen. Pas ngjarjes në Francë që i kushtoi jetën një prifti, komuniteti islamik italian ka pranuar kërkesën e imamëve francezë për të marrë pjesë në meshat e së dielës në mbarë vendin.

Siç raportojnë mediat italiane, mbi 15 mijë vetë kanë marrë pjesë në lutjet e kësaj të djele ku myslimanë e katolikë bënë apel për më shumë dialog mes feve.

“Dialogu jonë me vëllezërit katolikë do të vazhdojë por që sot do të jetë edhe më intensiv. Ka nevojë për konfirmimin e vlerave tona të përbashkëta që janë paqja, solidariteti dhe dashuria e respekti për Zotin tonë të përbashkët”, tha Abdullah Cozzolino, Sekretar i Përgjithshëm i Kofederatës Islamike italiane duke folur në Kishën San Gennaro në Napoli.

Ndërkaq një dënim i ashpër i terrorizmit erdhi nga Imami Ahmed El Balazi në Brescia.

“Këta njerëz ndyjnë fenë tonë dhe është e shëmtuar që shumë njerëz i konsiderojnë të gjithë myslimanët terroristë. Feja është diçka tjetër, e tjetër është sjellja e disa myslimanëve që nuk na përfaqësojnë”, tha ai.

Një lutje e përbashkët për paqen u mbajt edhe në Torino, ku përfaqësuesit e xhamive shtrënguan duart me priftin që kremtoi meshën. Ndërkohë në Romë, ishte Kisha e Shën Marisë që mikpriti sot delegacionin islamik.

“Jemi këtu për të përcjellë unitet. Xhamitë nuk janë vende ku radikalizohen fanatikët por përkundrazi shpërndajnë paqen dhe dialogun”, thanë ata.

Edhe në Milano, komuniteti islamik morri pjesë në meshën e së djelës. “Kjo është dëshmi konkrete e vëllazërisë me krishterimin”, tha imami Bottiglioni përpara se të niste mesha.

E gjithë iniciativa është mirëpritur nga autoritetet italiane. Përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter, ministri i jashtëm Paolo Gentiloni ka falënderuar të gjithë myslimanët e Italisë që po kontribuojnë kundër fondamentalizmit.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Kombëtarja, miqësore me Marokun më 31 gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In