• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 120 plumba kallashnikovi drejt makinës së “Kumbarit” të Shkodrës/ Zbardhet dinamika e vrasjes së bujshme, dyshohet me pagesë

by Java News
05/04/2021 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj, i njohur si “Kumbari” i Shkodrës.

“BalkanWeb” raporton se mbi makinën e Pllanajt, i njohur si një prej të fortëve të Shkodrës me nofkën “Kumbari”, janë dërguar mbi 120 plumba automatiku.

Mbi 20 plumba përfunduan në trupin e viktimës, duke e lënë të vdekur në vend. Kjo është një prej vrasjeve më të mirëorganizuara në Shkodër dhe më të bujshmet e realizuar nga krimi i organizuar.

Një makinë tip “Pasat”, me targa italiane, ka pritur poshtë shtëpisë së tij në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik Bardhok Pllanajn, i cili sapo ka hipur në mjet, pas pak metrash, është qëlluar me breshëri automatiku. Janë dy persona, të cilët me automatik kallashnikov rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme kanë qëlluar pa pushim Bardhok Pllanajn, i cili ndodhej në një mjet tip “Range Rover”, ngjyrë e zezë.

Autorët e kanë qëlluar nga makina në ecje e sipër objektivin e tyre, duke e ndjekur për rreth 150 metra dhe duke mos e lënë që të lëvizë. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit nga plumbat që ka marrë në trup, mjeti i viktimës është përplasur në oborrin e një pike lëndë ndërtimi, duke përfunduar aty. Autorët paralel me mjetin e 46-vjeçarit kanë qëlluar përsëri në drejtim të tij, duke u siguruar plotësisht se nuk ka pasur asnjë shans që të shpëtojë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Mendohet se dy autorët kanë shprazur të paktën nga dy karikatorë kallashnikovi me nga 32 plumba secili. Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik, duke djegur mjetin e tyre dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur hetimet paraprake për këtë vrasje të bujshme në Shkodër, por deri më tani nuk ka asnjë lloj dyshimi lidhur me autorët e mundshëm apo porositësit e kësaj vrasje, pasi ka një dyshim se ky ekzekutim mund të jetë bërë me pagesë.

Bardhok Pllanaj njihej si një prej personazheve të fortë në Shkodër, i cili disa herë ka pasur probleme me drejtësinë, por i ka shpëtuar. Gjithashtu, 46-vjeçari ishte një personazh me lidhje të forta me drejtësinë dhe politikën, por mbante raporte edhe me individë apo grupe të tjera kriminale. Kjo vrasje ka prishur balancat dhe mund të hapë një seri tjetër ngjarjesh të rënda kriminale në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme në hetime mori pjesë edhe drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, rreth kësaj vrasje të bujshme. Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar, pasi policia për momentin nuk ka asnjë dyshim. Kjo vrasje për momentin është një mister i plotë.

Next Post
Grafiku i “Our World in Data”/ Shqipëria mbi Gjermaninë, Italinë dhe Greqinë në procesin e vaksinimit

Grafiku i “Our World in Data”/ Shqipëria mbi Gjermaninë, Italinë dhe Greqinë në procesin e vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In