Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 12,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, sipas një vlerësimi nga Kyiv Independent.
“Buletini” i Kievit shton se u rrëzuan 57 avionë dhe helikopterë ushtarakë rusë, 353 tanke, 125 artileri, 1 165 automjete të blinduara dhe trupa, 58 raketahedhës të shumëfishtë, 2 anije, 558 automjete ushtarake u shkatërruan, 60 cisterna me karburant, 7 dronë dhe 31 bateri kundërajrore, sipas një postimi në Twitter nga Kyiv Independent.
Rusia po humbet miliarda euro në ditë nga ushtria që nga nisja e pushtimit të Ukrainës me 24 shkurt. Po ashtu sanksione të rënda po rrënojnë ekonominë ruse.
/a.r