• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 100 mijë qytetarë të përfshirë në skema, Tabaku: Si do të mbrojë ligji i ri konsumatorët nga abuzimet me mikrokreditë

by S T
07/01/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dorëzimit dje në Kuvend të draft-ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrokredive, deputetja Jorida Tabaku ka shpjeguar sot më në detaje si ky ligj do të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet dhe skemat korruptive.

Në Shqipëri, mbi 100 mijë qytetarë janë përfshirë në skema të mikrokredive abuzive, ku 1700 prona janë sekuestruar për shkak të praktikave të padrejta të kredidhënësve. Tabaku theksoi se situata kërkon ndërhyrje urgjente për të mbrojtur qytetarët dhe për të vendosur standarde të reja në sektorin financiar.

Tabaku shpjegoi tri elemente kyçe të draft-ligjit, të cilat janë hartuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian:

Mbrojtje e pronës: Ligji garanton që edhe në rastet kur qytetarët marrin kredi të vogla, prona e tyre nuk duhet të vihet në rrezik.
Kufizim të penaliteteve dhe interesave: Vendos një tavan të pranueshëm për vonesat dhe interesat, duke parandaluar rritjen e tepruar të borxhit për qytetarët.
Transparencë dhe informacion të plotë: Konsumatorët do të kenë akses në informacion të detajuar mbi kushtet e kredive dhe do të mbrohen nga marketingu abuziv i kredive të shpejta.

Deputetja e PD, Tabaku kritikoi mungesën e veprimit nga qeveria, e cila, sipas saj, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar krizën që shpërtheu gjashtë muaj më parë.
“Qeveria heshti dhe fjeti për gjashtë muaj, ndërsa qytetarët humbnin pasurinë dhe të ardhurat e tyre. Ky ligj është zgjidhja konkrete që propozojmë për të mbrojtur qytetarët. Propozimi është në tryezë—duhet vetëm të miratohet.”

“Me gjëra të vogla mund të zgjidhen problemet e mëdha,” tha Tabaku, duke theksuar se ky ligj ofron një hap të rëndësishëm drejt standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve.

Tabaku ftoi Kuvendin që të miratojë këtë draft-ligj sa më parë për të ndaluar praktikat abuzive dhe për të garantuar mbrojtje maksimale për qytetarët shqiptarë.

Next Post
Po kurohet në Athinë, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore

U përkeqësua një natë më parë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In