Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,637,077 të infektuar dhe janë shënuar 128,437 vikitma.
Pavarësisht se në Brazil pandemia po ngadalësohet, veçanërisht përsa i takon numrit të të vdekurve, përhapja e Covid vazhdon me ritme të larta në Peru dhe Kili.
Në 24 orët e fundit në Brazil u regjistruan 30 mijë raste të reja për një total prej 1.345 000 infeksione dhe rreth 58 mije vdekje.
Gjigandi i Amerikës së Jugut pasohet nga Peruja dhe Kili si për rastet ashtu edhe për viktimat.
Ndërkohë Kina ka rikthyer izolimin strikt në një zonë pranë Pekinit, pas një rritjeje të vogël të numrit të rasteve me koronavirus.
Izolimi në qarkun Anksin të provincës Hebei prek rreth 400,000 banorë. Zyrtarët thanë se Anksini “do të mbyllet plotësisht” dhe se “do të kontrollohet”. Anksini ndodhet rreth 150 kilometra në jug të Pekinit.
Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,512 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.
g.kosovari











