• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mbi 1 vit s’ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur…”/ Hajdarmataj mesazhe dhe udhëtime me personin që i mbylli dosjen për bixhozin

by Java News
31/12/2019 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Publik, me rekomandim të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Pavarësisht disa pikëpyetjeve në mënyrën e procedimit me dosjet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) e konfirmoi në detyrë prokurorin Hajdarmataj në 16 tetor të këtij viti, duke referuar çështjen e tij në Inpektoriatin e Lartë të Drejtësisë, për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

Arsyeja kryesore se pse ONM dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin e Hajdarmatajt është mbyllja nga ana e tij e një dosje të një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, gjatë kohës kur Hajdarmataj ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen. Kur është pyetur se pse e ka mbyllur këtë dosje pa bërë asnjë hetim, prokurori Hajdarmataj, në shpjegimet e tij, ka vënë në dyshim rrethanat e kallëzuara nga zyrtarët
shtetërorë.

Po pse prokurori Hajdarmataj e ka mbyllur realisht dosjen pa bërë asnjë hetim?

Sipas ONM-së dhe Komisionerit publik, prokurori kishte lidhje me njërin nga anëtarët e grupit të kallëzuar penalisht për “kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësi”. Kjo lidhje është konstatuar nga vetë KPK-ja që e konfirmoi në detyrë prokurorin. Nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin që i ka mbyllur dosjen. “Ndërkohë, nga hetimi administrativ i Komisionit, kanë rezultuar rrethana dhe fakte që dëshmojnë të kundërtën, pasi, më datë *.7.2017, ora 22:03, midis numrave telefonikë të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit *.* rezulton të jenë shkëmbyer mesazhe telefonike, dhe se nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit të Rinasit, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në ankimim.

Ndërkaq, i pyetur për këtë çështje, Hajdarmataj ka pohuar se “Sa i përket shtetasit…, ju sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person….”. Por, sipas Komisionerit publik shpjegimet e tij janë të pabazuara dhe se KPK-ja duhet ta shkarkonte nga detyra dhe jo ta referonte dosjen tek Inspektoriati i Drejtësisë. “Për mangësitë e vërejtura si më sipër, vlerësojmë se subjekti i rivlerësimit, në përgjigje të barrës së provës, nuk arriti të provonte të kundërtën8, përkundrazi shpjegimet e tij i gjejmë të pabazuara. Në konkluzion të sa më sipër, Komisioneri Publik e gjen të pambështetur vendimin e Komisionit për transferimin e çështjes nr. */2010, pranë organit kompetent, pasi rrethanat e dala nga vlerësimi i këtij rasti, në vështrim edhe me vlerësimin tërësor të çështjes, ka elemente të mjaftueshme për një vlerësim të ndryshëm, bazuar në përcaktimet e nenit E, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë: Ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj”./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Atentati ndaj Fatos Tushës/ Kryebashkiaku e pushoi nga detyra 5 vite më parë, ish-shoferi njihet si përdorues droge

Atentati ndaj Fatos Tushës/ Kryebashkiaku e pushoi nga detyra 5 vite më parë, ish-shoferi njihet si përdorues droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In