Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka bërë hapin e parë për “Trepçën”, duke e iniciuar studimin e fizibilitetit për këtë ndërmarrje, shkruan Koha Ditore.
Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit të bërë nga AKP-ja, atëherë deri në fillim të muajit nëntor do ta dihen parametrat ligjorë dhe ekonomikë, por edhe kapacitetet e “Trepçës” dhe arsyeshmëria e investimeve në të.
Fillimi i muajit nëntor përkon edhe më obligimin që ka AKP-ja për të dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme planin e riorganizimit të “Trepçës” në mënyrë që të shmanget likuidimi. (b.an)