Kryeministri Edi Rama ka dhënë një shpjegim të ligjit për mbetjet në aulën e parlamentit si dhe i është kundërpërgjigjur ish kryeministrit Berisha, i cili më parë bëri thirrje që të vendosej një thes me plehra përpara qeverisë.
Rama ka ironizuar Berishën, duke thënë se ai nuk mund të fliste për plehrat, nëse nuk do të kishte përballë demokratin.
Kryeministri ka shtuar se paradoksalisht, për të gjetur të vërtetën e një çështje si ajo e mbetjeve dhe plehrave, mjafton të mendosh të kundërtën e asaj që thotë Sali Berisha dhe PD, dhe arrin tek e vërteta.
Nuk ka lënë jashtë kritikës edhe Ben Blushin, i cili ka dalë haptas kundër lijgit të qeverisë për mbetjet. Kryeministri i është referuar deputetit socialist si “Faleminderit që më jepni mundësinë për të bërë diçka që mund ta bënim më mirë: që ti informonim të gjithë bashkë…bashkë edhe me disa gjithologë që i kemi edhe ne mes nesh si hudhër të mos na marrin në sy”…
Fjala e Ramës
“Pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat. Por tani që erdhe ti, do flasim për plehrat, sepse ti je kompetenti i kësaj pune…
Ndërhyn Paloka
Kur PD e udhëhiqte ai që udhëheq dhe sot, por atëherë e udhëhiqte me kohë të plotë… Ti dhe ju tjerët ishit në rreshtin e katërt e nuk ju7 vinte rradha për të folur…
Por meqë erdhi Saliu këtu, unë dua të pranoj se juve po na jepni një ndihmë të madhe, dhe kryetari i Partisë tuaj(i referohet Bashës), i cili jo pak muaj më parë vizitoi një fabrikë riciklimi, dhe premtoi… (edhe pse ai premton kollaj por kur vjen puna për ta mbajtur i hyn gjuha brenda)… ai premtoi se do të mbështeste këtë industri, por në fakt atë po e mbështesim ne.
Ligji i ri që ne kemi, nuk është ligji i Saliut. Ju jeni plotësisht të justifikuar që nuk e bëni dot dallimin midis plehrave dhe mbetjeve. Është organike, që ju të mos e dalloni dot këtë ndryshim.
Ju nuk keni kapacitet. Ua ka neutralizuar Saliu. U ka thënë çfarë u them është e vërtetë. Siç e ka ky (Noka) që ha bukë me të vërtetat e Saliut. Faleminderit që më jepni mundësinë për të bërë diçka që mund ta bënim më mirë: që ti informonim të gjithë bashkë…bashkë edhe me disa gjithologë që i kemi edhe ne mes nesh si hudhër të mos na marrin në sy. Ju turreni si mizat. Aty do ngelni. Aty do llocni. Është fat që tu kesh ju: kur ju flisni për plehrat, populli kupton shumë më lehtë”- tha Rama.
REAGIMI I BERISHËS: I ke buzët me plehra… dhe një MEA CULPA
E ashpër ka qenë replika e ish kryeministrit Berisha kundrejt Ramës. Demokrati ka lexuar fjalët e Ramës kur ai ishte kundër ligjit të qeverisë së djathtë për mbetjet, duke shtuar prapa ligjit të miratuar javën e kaluar, qëndron “valixha 4 mln euro”. Berisha i është referuar shprehjes së urtëse kur thua gënjeshtra duhet të fshish buzët, duke shtuar:
“kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se të ka ngel edhe në buzë, në plehra futet edhe haleja, se e ke plot me to me këto që u the shqiptarëve”- tha Berisha.
“Dëgjojeni këtë, – citoi Berisha, – kjo është fenomenale: “Të importosh plehra, kjo është tradhtia më e madhe!”
“Gënjeve dy orë me plehra, tha Berisha, fshiji një herë buzët se I plot me këto që u the shqiptarëve. Gënjeshtari është njeri i lig, por më i ligu i gjithë gënjeshtarëve është hipokriti. Ai është shkalla supreme. Ti do ngelesh në shtyllën e turpit të kombit.
Çfarë ka ndodhur me këtë zotëri që e ka konsideruar akt tradhtie kombëtare ligjin që e përcaktonte futjen e mbetjeve jeshile? Ky njeri që ndryshon ligjin që dikur e jepte Këshilli i Ministrave, tani e jep ministri. Natyrisht, me një telefonatë të Kryeministrit.
Gënjeshtari ka një aleat: Njeriun naiv. Për të mos qënë naiv, ne shtrojmë pyetjen sot: Si ka mundësi që ky njeri që tre vjet më parë e quante tradhti kombëtare, importin e plehrave dhe detyroi 5-6 mijë socialistë të firmosnin referendumin dhe e quante vepër të mafies, i kapërdin të gjitha këto, i lëpin të gjitha, i shkelmon të gjitha këto?! Përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe! Kjo është vetëm dora e parë!”– tha Berisha.
PENDIMI I BERISHËS
Ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar gabimin per miratimin e ligjit ne kohen kur qeveriste ai.
“Analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet ta kisha bërë atë veprim. Pse e bëra veprimin? E bëra duke qenë i bindur se do të kontrollim gjërat rast pas rasti me vendim qeverie.
Duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014 që doganat shqiptare kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335 mijë ton, unë nuk besoj se kjo do të ndodhte, por unë dal me një rishqyrtim të qëndrimit tim“tha ai.
AKUZA E BERISHËS PËR SHALSIN
“Ti, as në kazan nuk ke vend, se kazanët i zuri ky!(Rama)”- tha Berisha.
REPLIKA E RAMËS: Je në metro ti?
Sali fole qartë edhe për shumë gjëra, por unë do të përqëndrohem vetëm tek disa. Ne bashkë biem dakort shumë rrallë por bie dakort me ty që aleati i gënjeshtarit është njeriu naiv. Unë them njeriu i painformuar apo njeriu që nuk do të informohet… këto kanë qenë aleatët e tu dhe vazhdojnë të jenë. Kështu e ke mbajtur peng partinë ti, duke shfrytëzuar besimin e njerëzve.
Po ta përsëris prapa sot, që e nënshkruaj që nga fjala e parë atë që kam thënë dje, të thuash duam plehra nga jashtë është tradhëti kombëtare, e them edhe sot. Është e qartë që Shqipëria nuk mund të importojë plehra nga jashtë. Faleminderit që i the sot për mua.
Plehrat nuk mund të përdoren më për asgjë prandaj duhen groposur apo djegur, kurse këto mbjetje, që kthehen në lëndë, është mëkat të mos i riciklosh.
Kjo këtu (tregon një shishe uji) mund të ricklikohet dhe ska pse të hidhet në tokë, sepse po ta hedhësh, do 1 mijë vjet që tretet, ja vetëm kjo shishe.
Flet për lajmet e mediave të tuaja… cfrë thua?! Ku i gjete këto 335 mijë ton mbetje në 2014?! Je në metro ti?! Ti sje por pyetja ishte retorike!
Është e vërtetë që ne e kemi bërë me firmën e Ministrit dhe jo me atë të Këshillit të Ministrave. Kjo është bërë për të dhënë përgjegjësi individuale, dhe jo si fshehja jote kolektive. Nëse ministri jep një kontratë të gabuarm atëherë është ai që duhet të shkojë në burg.
BATUTAT E RAMËS PËR DEPUTETËT E OPOZITËS
Ekonomia/ Rama për akuzat e Jorida Tabakut
E dëgjoj gjithmonë me kuriozitet recitimin e zonjës parafolëse dhe më mahnit aftësia për të folur kot. Më mahnit serioziteti dhe këmbëngulja për të folur kot në këtë fjalim kotësie.
Forumi Ekonomik Bvotëror, nxjerr një raport ku faktikisht e vlerëson Shqipërinë, duke e renditur 13 vende më lart sesa një vit më parë. Për një arsye shumë të thjeshtë, e rradhit për reformat që Shqipëria po bën.
Flet kot! Korrupsioni është përkeqësuar, biznesi është i shqetësuar pë taksat…!!! Kur e mohuam ne cështjen e taksave? Ne u thamë sipërmarrësve të mëdhenj që taksat e tyre do ja rrisim. Ne nuk presim që ata të thonë se tani janë më mirë, ne presim të thonë se ata ishin më mirë kur paguanin më pak taksa!
Projektet për Bashkitë, Rama për fondet në Shkodër
Dëgjova zonjën(Jorida Tabakun) e cila kishte bërë një llogari… bashkitë e djaththa dhe bashkitë e majta, nuk e di ku e fut Shkodrën, por unë di t’ju them se programet e dhëna nga qeveria për bashkinë e Shkodrës, janë më të larta se gjithë të tjerat. Për mua Shkodra nuk është kryebashkiakja e Shkodrës!
E kam thënë dhe po jua përsëris, nëse kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, nuk ka aftësi të bëjë projekte serioze dhe ti përgjigjet me standarte kërkesave të programit të Rilindjes Urbane, më vjen keq, po nuk kemi sesi ti mbështesim dot.
Voltana të bëjë atë që i takon, të sigurojë sheshin përpara stadiumit dhe jo të mbajë atje disa ofiçina se janë me ne. Hiqini që ta financojmë ne sheshin. Edhe Tetari Migjeni ishte rrezik për trupën e aktorëve, kështu që mos flisni. Çfarë kemi lënë pa bërë do ti bëjmë në mandatin e ardhshëm. Por ajo që keni bërë ju me ne është njëlloj si të krahasosh mesjetën me kohën e tanishme”tha ai.
Për Sali Berishën: Lëre 74-trën, aty je i pakonkurueshëm
Je bërë si ai që ngatërronte vitet kur ishte në fund të komunikimeve, lëre 74 Sali, se aty je i pakonkurueshëm se ke qenë aktiv në luftën kundër shfaqjeve të huaja, s’të kam pyetur që për festivalin e 11 ishe pro apo kundër, se për folklorikun e di që ishte pro.
Nuk më lë, më ndërhyn, ai është opozita, të tjerët janë shoqëruesit.
Për Flamur Nokën: Je bodyguard, një nivel më lart se tjerët
Flamur ti nuk je te shoqëruesit je te badigardët, je një nivel më lart, je në detyrë vazhdo lufto me hijen tënde.
Për Jozefina Topallin: Si ke mujt me nejt te tribuna VIP tek stolat me kunja?!
Jozefina është familje që ka dalë edhe në fotografi te Marubi, qoftë edhe vetëm për këtë fakt Jozefina duhet ta dinte se ca thesari ishte, dhe nuk duhet ta linte në mes të lagështirës. Por nuk ka rëndësi, dinastia Marubi ka muze europian dhe muzeu është në Shkodër.
S’po të kujtoj Stadiumin, si ke mujt me nejt te tribuna vip ku edhe ato karrige që ishin ishin si trekëndësha dhe kishin dhe një kunjë, si ke ndenjur se di, po stadiumin e bënë, ulesh si vip që je
Edhe thuj Voltans ta bëjë atë që i takon, sheshin para stadiumit e jo të mbajë ofiçina. Sheshin e financojmë ne, edhe teatri Migjeni është pjesë e saj, edhe aty edhe Saliu nuk e di pse ska bërë gjë se dikur i recitonte poezitë e Migjenit.
/java/a.k