• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mbetjet’, Rama: Importi vetëm nga aktivitetet ricikluese

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk do importojë mbetje kushdo, vetëm ata që janë të specializuar për këtë lloj aktiviteti”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga kryeministria ku ka sqaruar dhe njëherë opinionin mbi Ligjin e Mbetjeve duke qetësuar zërat kundërshtues. Në një takim me Riciklues në vend dhe Kryetarë të Bashkive të mëdha në vend, Rama është shprehur me detaje mbi ligjin e shumëpërfolur.

“Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në direktivën e plotë të BE, pasi ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka asnjë tjetër nga vendet e BE apo ndonjë vend që aspiron të bëhet pjesë e BE. Pra ligji është më i kufizuar sec është në Kosovë, Serbi, në  Bosnjë dhe shumë më i kufizuar sec është në Maqedoni. Sidoqoftë me ligjin e ri, nga njëra anë ndalohet djegia dhe groposja e mbetjeve dhe lejohen vetëm ato kode materialesh. Industria e riciklimit që nga ana e vet e dimë të gjithë që është në një moment dramatik, ose të shpallë falimentin e të zhvendoset në vende të tjera, pse të jetë pjesë e një suksesi. Kodet e lejuara janë të njehësuara sipas konferencës së Bazelit, kodit Tarifor. Zero rrezikshmëri.Autorizimi për importin Mbetjeve u jepet vetëm subjekteve që kanë aktivitet ricikues, kush nuk ka fabrikë riciklimi nuk merr dot autorizim për të importuar këto lëndë të parë dhe ligji autorizon ministri autoritet përgjegjës për dhënien e lejeve. Përgjegjësia për këtë proces duhet të jetë ligjërisht e qartë në raport me direktivat e BE”, u shpreh Rama.

Ekonomia
Rama argumentoi dhe njëherë se nëse nuk do të ndërmerrej ky hap për të miratuar këtë Ligj, do të falimentonte industria ricikluese në Shqipëri. Por, kreu i qeverisë shtoi se gjithashtu ky ligj do të sjellë dhe përmirësim të ekonomisë.
“Në aspektin ekonomik është e qartë se nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbje.
Do të humbisnim 234 milionë euro investime në teknologji, të cilat do të spostoheshin drejt vendeve të tjera. Do humbisnim 35 mijë vende pune, një pjesë të formalizuara me taksa e sigurime shoqërore. Një pjesë tjetër, 30 mijë shifra të rrumbullakosur, vende pune të krijuara me vetëpunësim, ndërkohë që qëllimi është që edhe këtë pjesë ta formalizojmë
”.

Bashkite
Rama u bëri të ditur kryetarëve të Bashkive pjesmarrës në këtë takim se, kompanitë ricikluese në vend do të jenë partner të patjetërsueshëm me vendorët në këtë proces që do të udhëhiqet, sic tha ia nga Qeveria.

“Fabrikat e riciklimit prodhojnë lëndë të parë për konsumin. Siç është në gjithë Europën duhet të jenë burim i parë e ekonomisë. Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të jetë më e ndotur seç është. Më e rëndësishmja në këtë proces, kjo industri nuk mund të bëjë detyrën e Bashkisë dhe detyrën e qytetarëvë.

Kjo industri është dhe duhet ta shohim me prioritet, si partnerin të pajtjetërsueshëm të qeverisë vendore. Do krijojmë një raport të ri të qytetarit me këtë fushë. Që do të thotë të fillojmë intensivisht ndarjet e mbetjeve në kazan. Sot ne kemi një situatë në ndryshim relativ pasi nga njëra anë kemi bërë investime të konsiderueshme të çdramatizuar situatën në disa zona. Zona e Tiranës është në një situatë krejt tjetër, zona e Elbasanit është në një situatë tjetër. Të gjitha investimet që ne do të bëjmë janë të mëdha. Për herë të parë në 25 vjet bashkitë janë në gjendje të koordinojnë punët e pastrimit të territorit. Mendoj që reforma e krijon bazën për një zgjidhje.

Së dyti bashkitë kanë mundësi me ndarjen në burim të gjitha lëndëve që janë të përcaktuara si lëndët bazë të riciklimit, madje nxjerrin përfitime nga ky proces. Operatorët e riciklimit janë të ftuar të hyjnë në një proces ndërveprimi për t’u bërë parter të bashkive edhe ne procesin e pastrimit.

Shumë shpejt ne do të botojmë kodin uniformë të 66 bashkive për pastrimin e vendit.

Shqipëria sot është e më e pastër seç ishte 3 vite më parë, dhe këtë e them bazuar mbi fakte.

Dua ta shfrytëzoj këtë takim për të ngritur urën e themelit mes bashkive dhe industrive të riciklimit. Për të ndërtuar një partneritet për të arriti sukses në këtë betejë kaq të vështirë ku të gjithë duhet të perfshihemi. Kjo është beteja e të gjithëve që duan një Shqipëri të pastër, por të gjithë duhet të kontribuojmë. Të gjithë duhet të respektojnë detyrimet që kanë në këtë proces. Qeveria do e koordinojë këtë proces. Ne besojmë që kemi nevojë edhe të futemi në proces si qeveri tërësisht, edhe zyra e kryeministrit për t’u koordinuar mes bashkive dhe industrive të riciklimit”.
MA.ME

Next Post
Çmimi Nobel për Paqe, kush janë kandidatët kryesorë

Çmimi Nobel për Paqe, kush janë kandidatët kryesorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In