• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetjet”/ Nuk ka dakordësi mes partive të mazhorancës, ligji shqyrtohet në Janar

by A R
22/12/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI dhe PDIU nuk i kanë dhënë dakordësi Partisë Socialiste për rrëzimin e dekretit të presidentit mbi ligjin e importit të mbetjeve. Në këto kushte, dekreti është hequr nga rendi i ditës i seancës së sotme, duke u shtyrë për shqyrtim në janar.

Burime për Shqiptarja.com saktësuan se, meqë mazhoranca nuk ka dakordësinë dhe 71 vota kundër dekretit të Nishanit, atëherë rruga e vetme është pranimi i dekretit dhe ndryshimi i ligjit të mbetjeve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se relatori i këtij projektligji, Besnik Bare është duke përgatitur disa amendamente për këtë ligj, që saktësojnë procedurat e importit të mbetjeve, kryesisht tek lëndët e para djegëse. Këto amendamente do të shqyrtohen në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me fillimin e sesionit të ri parlamentar në janar, pasi veç ditës së sotme, nuk ka një seancë tjetër në këtë vit kalendarik.

Ligji për importin e mbetjeve u miratua në 22 shtator me vetëm 63 vota. Pas reagimit publik, LSI dhe PDIU janë tërhequr nga mbështetja e ligjit duke kërkuar më shumë garanci për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Edi Rama do të zhvillojë sot një interpelancë të kërkuar nga Ben Blushi dhe 6 kolegë të tjerë të tij: Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka. Ata i kërkuan kryeministrit një interpelancë urgjente me temë kryesore çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, nëse kërkesa dorëzohet deri në orën 14:00 të së hënës, sikundërse deputetët e kanë bërë, atëherë interpelanca zhvillohet të enjten e ardhshme si pikë e parë e rendit të ditës. Për këtë çështje, Ilir Meta ka njoftuar menjëherë Edi Ramën për detyrimin e mbajtjes së interpelancës, me anë të një shkrese po atë ditë, pra në 19 dhjetor.

8 projektligje gjithsej të parashikuara për tu votuar ditën e sotme, janë shtyrë për në janar. Kuvendi njofton zyrtarisht se “Vijon puna në komisionet parlamentare për projektligjet, që ishin parashikuar në kalendar për t’u miratuar në seancën plenare të datës 22.12.2016: Projektligji “Pёr nxitjen e përdorimit tё energjisë nga burimet e rinovueshme”; Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”; Projektligji “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; Projektligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; Projektligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”; Dekreti “Për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve””; Dekret “Për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për dhomat e tregëtisë dhe industrisë””; Projektligji “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions, s.a.” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, sh.p.k., “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”./a.k.

rendi dites kuvend
rendi dites kuvend

Next Post
Fshehu dënimin te formulari i dekriminalizimit, ish-ambasadori: Ja e vërteta

Fshehu dënimin te formulari i dekriminalizimit, ish-ambasadori: Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

December 25, 2025
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

December 25, 2025
“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

December 25, 2025
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

December 25, 2025
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com