• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetjet”/ Meta: Amendamenti i LSI garanton monitorimin nga shoqëria civile

by A R
30/09/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i’u përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me ligjin e ri që lejon importin e mbetjeve.

Meta tha se shqetësimi kryesor lidhet me zbatimin korrekt të ligjit. Ai tha se shoqëria civile ka të gjitha kapacitetet për të monitoruar procesin.

“Sikurse ju e keni ndjekur, zoti Vasili në emër të grupit të LSI, në përgjigje të një skepticizmi dhe një mosbesimi edhe të opinioni publik dhe shoqërisë civile, kërkoi që monitorimi i zbatimit të këtij ligji të realizohet në respekt të këtij ligji nga shoqëria civile, duke patur bindjen se shoqëria civile i ka të gjitha mundësitë për të monitoruar me zbatimin me korrektësi këtë ligj. Ky detyrim ligjor që u vendos në këtë ligj të shoqërohet edhe me iniciativa të tjera konkrete. Shqetësimi kryesor është moszbatimi korrekt i këtij ligji”, tha Meta. Ai tha se shoqëria civile i ka të gjitha kapacitetet për të realizuar një monitorim ekstrem në zbatim dhe respektim të këtij ligji.

Meta ka folur edhe për konsensusin mes maxhorancës dhe opozitës në komisionin e reformës në drejtësi që çoi në miratimin unanim të ligjit për SPAK. Ai tha se ky është një shembull që mund të funksionojë edhe për ligje të tjera për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Pa asnjë diskutim që votimi i sotëm tregoi se mirëkuptimi dhe konsensusi mund të funksionojnë edhe për ligje të tilla për zbatimin e reformës në drejtësi, pas miratimit të reformës me konsensus. Maxhoranca i ka votat për t’i miratuar këto ligje, por kjo reformë kërkon që të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për konsensus për një frymë sa më konstruktive që edhe mesazhet e fundit që vijnë nga Brukseli të bëhen një fakt i kryer në javët e ardhshme”, tha Meta.

Ai komentoi edhe deklaratën e deputetit të LSI Përparim Spahiu për mbështetjen e protestës kundër mbetjeve.

“E drejtë e tij, aq më tepër që ka nisur fushatën e tij. Çdo iniciativë qytetare e respektojmë por sa i takon iniciativave partiake e politizojnë debatin më shumë”, deklaroi Meta. I pyetur nëse në Kolonjë, LSI do të ketë kandidatin e saj pas humbjes së parakohshme të kryetarit, Meta tha se nuk gjen dot një njeri të përshtatshëm për ta zëvendësuar dhe se ia ka lënë koalicioni.

“Për mua personalisht nuk ka më rëndësi. Ka qenë një humbje e papritur, e parakohshme dhe e pamerituar. Nuk kam ndërmend të merrem me kandidatët për këtë çështje por do të ndjek edhe kolegë të tjerë, disa nga projektet që ai i nisi me aq dashuri për Kolonjën. Jam i bindur se koalicioni do të gjejë një kandidat sa më të mirë, por e kam të vështirë të gjej kandidat në nivelin e tij. Ato janë zgjedhje lokale dhe aksidentale, për mua e rëndësishme ecuria pozitive konstruktive, e miratimit të paketës së plotë të reformës në drejtësi”, theksoi Meta./a.m.

Next Post
Ryshfeti 18 mijë euro/ Nis hetimi pasuror për oficerin Fatos Lushi

Ryshfeti 18 mijë euro/ Nis hetimi pasuror për oficerin Fatos Lushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

February 12, 2026
“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

February 12, 2026
“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

“Fitore” për fjalën e lire, gjykatësi Federal bllokon Pentagonin të ndëshkojë Senatorin Mark Kelly

February 12, 2026
Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

Dropulliti Jani Zhupi, një figurë e nderuar e arsimit shqiptar

February 12, 2026
“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In