• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbetjet”/ Çuçi: Ligji i ri shërben për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat

by A R
30/09/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi të premten nga Fieri se “favorizimi i biznesit të riciklimit do t’i shërbejë pastrimit të Shqipërisë nga plehrat”.

Nëpërmjet miratimit të ligjit për “Importin e mbetjeve”, sipas ministrit Çuçi, është krijuar mundësia e mbijetesës dhe forcimit të një prej bizneseve më të gjelbër që njihet sot, biznesit të riciklimit. “Parë nga ky këndvështrim, mendoj se Shqipëria do jetë më e pastër me miratimin e këtij ligji. Në kushtet që janë sot, ky biznes riciklon rreth 120 mijë ton lëndë të kësaj natyre, që quhen mbetje. Imagjinoni po mos të ishte ky biznes se çfarë do të ndodhte, më e pakta do të kishim 120 mijë ton plehra më shumë për Shqipërinë, përfshirë plastikë, kanoçe, element shumë të dëmshëm për mjedisin në kuptimin më të gjerë të fjalës, pra në kuptimin e pasojave që i shkakton tokës depozitimi i këtyre mbetjeve”, u shpreh ai.

Në këtë drejtim, ministri Çuçi theksoi rolin e bashkive, të cilat sipas tij, “duhet të fillojnë një orë e më parë zbatimin e ndarjes së mbeturinave në burim, që nuk është gjë tjetër veçse fillimi i edukimit të njerëzve për të ndarë që kur hedhin mbeturinat në kosha të posaçëm me elementë të posaçëm”.

“Tirana filloi. Pra do jetë një lloj pilotimi për të parë efektet edhe përmasat e kësaj nisme dhe besoj se gjithë bashkitë e tjera do të fillojnë ta implementojnë këtë. Mos të harrojmë që është edhe një detyrim ligjor, jo vetëm kërkesë, për të krijuar ndarjen që në burim të mbeturinave nga bashkia”, tha Çuçi.

Favorizimi i biznesit të riciklimit, sipas tij , do të bëjën që vetë ky biznes të kontribuojë në rritjen e përqindjes së përpunimit të mbeturinave. “Të forcojmë biznesin e riciklimit, dhe mos të harrojmë që në vetëm në 3 vjet, ne kemi rritur këtë fuqi përpunuese, ricikluese, të biznesit vendas, për mbeturinat vendase, me 12-13 përqind, ndaj ishte i domosdoshëm miratimi i këtij ligji për ta mbajtur këtë biznes gjallë, sepse mendojmë se është një nga instrumentet kryesore për ta mbajtur Shqipërinë pastër, pa diskutim e kombinuar me gjithë masat e tjera, dhe me gjithë institucionet e tjera, duke nisur nga bashkitë e me radhë institucionet e tjera”, vijoi ai.

Ministri Çuçi ndodhej sot në Fier për të përmbyllur fazën e konsultimeve lidhur me përgatitjen e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit për sinjalizuesit.
Ligji, sipas ministrit Çuçi, “hyn në fuqi në tetor të këtij viti dhe ai do të jetë një element i shtuar në luftën kundër korrupsionit, sidomos në aspektin e denoncimit të korrupsionit”.

“Ka një rëndësi të veçantë, sepse denoncimi do të vijë nga njerëz profesionistë, që e njohin funksionimin e organizatës, pra do jetë një lëndë e pare, nëse do e quanim kështu, profesionale dhe për prokurorinë. Mendojmë që përmes zbatimit të këtij ligji t’i japim një fytyrë të re institucioneve edhe sa i përket integritetit të tyre”, shtoi ai./

Next Post
Miliona në xhepat e oficerëve të bankave, si janë shtuar kreditë e këqija

"Ngec" kreditimi i bizneseve, rritje pëson vetëm huaja nga individët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

February 14, 2026
U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

February 14, 2026
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

February 14, 2026
‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In