• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbeti i plagosur nga shpërthimi, kush është deputeti i PS, Bujar Çela: Ja gjendja e tij shëndetësore

by Java News
01/03/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Lushnjë, pas një shpërthimi në një magazinë ndërtimi.

Burimet bëjnë të ditur se deputeti socialist u transportua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deputeti ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi.

Ai mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person.

Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.

Në CV-në e tij deputeti socialist ka shënuar dy Universitete, ku në 1984 ka përfunduar Universitetin e Lartë Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Veterinarisë, dega Zooteknikë dhe në 2009 Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega Filozofi-Sociologji dhe në 2013 Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dega Psikologji në Institucione.

Sa i përket karrierës së tij politike, Bujar Çela ka qenë anëtar i PS-së që nga kongresi i saj i parë në vitin 1991, ndërkohë që në periudhën 2002-2006 ka qenë Sekretar Organizativ të Rrethit Lushnjë. Në vitin 2012 ai u zgjodh Kryetari i PS-së së Rrethit Lushnjë.

Bujar Çela është nga deputetët më fjalë pak në Kuvend, i veçuar edhe nga raportet e organizatave jo qeveritare në listën e atyre deputetëve që rrallë dëgjohen me fjalime.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për debatet publike ku ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes teksa ka marrë pjesë në festimet e Çlirimit me fotografinë e Enver Hoxhës./m.j

Next Post
Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, një i plagosur

Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In