• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbetët duke u marrë me Edi Ramën, o të mjerë

by Artur Ajazi
09/10/2020 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka kohë që “oxhaku” i SHQUP-it, analistët e SHQUP-it, sekretarët dhe “profesorët” e SHQUP-it, të varurit dhe të “pavarurit”, ata që u është premtuar emri në lista dhe atyre që u është premtuar posti pas “fitores”, po merren vetëm me Edi Ramën. A thua,se vendi dhe qeverisja, a thua se shqiptarët, njerësit e thjeshtë dhe biznesmenët, njerësit e punës dhe të qejfit, kanë sensor dhe komandohen nga Edi Rama. Mbetët duke u marrë në çdo emision, në çdo deklaratë për shtyp, pas çdo aksidenti dhe incidenti, pas çdo rrebeshi shiu apo pas çdo tërmeti,  vetëm me Edi Ramën.

Dhe në fakt duket sikur askush, nuk e ka kuptuar se duke u marrë me Edi Ramën, po ç’vlerësojnë vehten, formimin e tyre, dhe po i rrisin vlerat kryeministrit të vendit, për të cilin flasin veprat dhe jo llafet e katundit. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën o të mjerë, edhe kur Lulzim Basha flet budallalliqe mes “njersve të thjeshtë”, edhe kur ai gjendet mes fermerëve, taksistëve dhe makinistëve dhe ngatërron shifrat dhe vitet e prodhimit, duke bërë “fajtor” vetëm kryeministrin. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën, edhe kur kreu i shtetit dehet dhe bëhet tapë dhe flet idiotësi në emisionet e mbrëmjes, edhe kur ai ngre dhe trash zërin se “Rama do të më shohë pas 25 Prillit”. Dhe ju sërish merreni me Edi Ramën.

A thua se ky njeri, është edhe kryeministër, edhe ministër, edhe drejtor policie apo edhe kryetar bashkie. Miopia dhe mungesa e formimit të duhur arsimor dhe statistikor, mungesa e theksuar e nevojës për tu pozicionuar në kahun e duhur të profesionit, ka detyruar shumë sahanlëpirës (madje me përvojë 45 vjeçare) të merren pothuajse 24 orë non stop, vetëm  me Edi Ramën. Mungesa e argumenteve dhe e bindjes logjike mbi problemet e diskutuara, si dhe ngazëllimi me të cilin mbrojnë padronin dhe i sulen “armikut”, i nxjerr ata zbuluar dhe i bën më qesharakë se janë. Emra dhe personazhe të përgojuar dhe diskredituar, të akuzuar dhe të “temperuar” në kohën e diktaturës për të përhapur shpifjen, të gatshëm për tu  përdorur nga çdo sistem dhe pushtet, kanë krijuar zinxhirin e vemjeve  në SHQUP. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën, edhe kur ai takon dhe pret drejtues shtetesh, edhe kur ai siguron financime për investimet në Shqipëri, madje edhe kur Donald Trump i dërgon letër falenderimi nga SHBA.

Mbetët duke u marrë ditë-natë me Edi Ramën, aq sa nuk merreni me vehten dhe familjen tuaj, o të mjerë, dhe ju duket se vërtetë “po i dëmtoni qeverisjen”, kur në fakt po baltosni  padronin që ju jep pjatën e “pilafit”. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën o ju “profesorët dhe analistët” e Lulzimit, që erdhët në Tiranë me valixhe druri, dhe që sot keni blerë apartamente 300 metra katrore me para  nga “djersa e ballit”. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën o të mjerë, edhe pse e dini se “malit me gurë” nuk i bihet, edhe pse e dini se “pjatën e pilafit” do ta hani edhe kur Lulzimi të humbë zgjedhjet e reja, sepse ju jeni shembëlltyra e vetme, e një partie që edhe protestat  kundër qeverisë  i  bën me molotovë ose me kallashnikovë. Mbetët duke u marrë me Edi Ramën o “parashikues fati”, që në fakt keni krijuar një traditë regresive në komunikimin me publikun, i cili tanimë jo vetëm ju njeh mirë, por edhe tallet me ju.

Next Post
Mbyllet çerdhja në Berat/ Rezultojnë të infektuara edukatorja dhe sanitarja

Mbyllet çerdhja në Berat/ Rezultojnë të infektuara edukatorja dhe sanitarja

Comments 1

  1. SANDER TIRANE says:
    5 years ago

    Rama merr edhe 2 mandate tjera

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In