Policia Kufitare, në bashkëpunim me Delta Forcën iu ka ardhur në ndihmë 4 pushuesve, 2 prej të cilëve të mitur, të cilët kishin mbetur në mes të detit me një pedalon pranë Ksamilit.
Era e fortë dhe dallgët e larta e bënë të pamundur daljen në breg dhe për këtë arsye, 4 personat që udhëtonin në pedalon kërkuan ndihmë.
Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 personat janë shpëtuar dhe u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Shtetit fton çdo qytetar që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.
/a.r