Gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për; Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.
Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike, kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e shisnin në zonën e ish-Bllokut në lokalet e natës.
Katër të dyshuarit punon si gazetarë për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.
Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.