• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbete në ekrane kryetar efendi

by Artur Ajazi
22/10/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kryetari opozitës Lulzim Basha, pothuajse çdo ditë ka vendosur të dalë në ekrane duke shpalosur “ëndrrën” e madhe kryeministrore. Me konferenca shtypi dhe deklarata mbi “rritjen e padive penale,dhe uljen e nivelit ekonomik të shqiptarëve”, ai ka menduar të bëjë fushatë nga zyrat e partisë, dhe jo të zbresë në terren, dhe të shikojë kantieret e ndërtimit të cilat punojnë non-stop në gjithë vendin. E ndërsa Edi Rama, i është përveshur punës, duke inspektuar punimet dhe zbatimin e projekteve nga Tropoja e Kukësi deri në Vlorë dhe Sarandë, Lulzim Basha ka gjetur kohë të merret me shifra, statistika dhe ultimatume, me të cilat ai thotë se “do ti bëjë realitet ndryshe nga Rama kur të vijë në pushtet”.

Mbetet në ekrane kryetar efendi, mbete në studio televizive, madje nuk harron të marrësh me vehte edhe “ekonomistë” për t’ju shpjeguar shqiptarëve “si bëhet ky vend”. Duke humbur sensin dhe pasqyrimin e realitetit, ndryshe nga sa e shohin vartësit e tij, apo duke e trajtuar si “uragan opozitar” vajtje-ardhjet e Enkeledit dhe Çlirimit në zyrat e SPAK-ut, kryetari i opozitës së vetmuar (pasi edhe LSI ka deklaruar de jure divorcin nga PD) Lulzim Basha nuk mendon se, të arrish majën e pushtetit , duhet të tregosh vlerat dhe projektet e së ardhmes, dhe jo të merresh me bilancet pozitive në rritje e qeverisë Rama. Mbete në ekrane kryetar efendi, mbete duke dërguar “shkesin” në çdo televizion, për të qenë i pranishëm në studiot e tyre duke bërë vetëm monologun e zakonshëm. Partia Demokratike, pas një periudhe të vështirë dhe një situate të ngarkuar me probleme organizative, së fundi ka mbyllur procesin e “verifikimit” të emrave të kandidatëve për deputet. Janë rreth 326 emra (prej të cilëve Olulzimi do të zgjedhë 140) të cilët thuhet se ju “nënshtruan seleksionimit dhe votimit në bazë”, dhe do ti kalojnë për votim edhe kryesisë PD.

Një listë e gjatë me emra të përzgjedhur jo nga baza, por nga kryetari Basha, që edhe në këto zgjedhje ka marrë mbi vehte rriskun e humbjes së rradhës. E ndërsa deri vitin e kaluar Lulzimi u bënte thirrje qytetarëve “të braktisnin ekranet”, duket se zelli për tu parë dhe dëgjuar ai, çdo natë në studiot televizive, duket si thirrja e atij që kërkon ta duan me pahir. Por e vërteta është se, dalja e shpeshtë e Lulzimit në ekrane, nuk është se ka zgjuar ndonjë kurreshtje të madhe tek shqiptarët, të cilët “programin dhe taksën e sheshtë” kanë nja 8 vjet që e dëgjojnë nga ai. Lulzim Basha është njeriu më i spikatur i kopjacit dhe imituesit politik, mjafton të kujtojmë se si e mori PD, apo të kujtojmë garën për bashkinë e Tiranës, duke zhvatur “fitoren”.

Edhe pse deklaron në televizione se “Partia Demokratike dhe opozita kanë një plan me 5 pika për ndryshimin e madh”, edhe pse ai po propogandon me të madhe se “PD ka ndryshuar, ndaj na besoni”, gjithçka mbetet në kufirin e mashtrimeve që ai bën çdo ditë në studiot televizive, me shpresë se “do të bëjë ta votojnë shqiptarët”. Si mund të besosh se, njeriu që dështoi për 15 rresht rresht në politikë, tani do të jetë i suksesshëm, si mund të besosh se njeriu që e la Tiranën pasi iku si kryetar bashkie nja 30 vjet mbrapa, tani kërkon të drejtojë edhe Shqipërinë ? Mbete ekraneve kryetar efendi, mbete ekraneve…..

Next Post
Lëshonin libreza abuzive për bizneset për të përfituar para/ SPAK mësyn te ISHSH dhe Instituti i Higjienës, dy zyrtarë në pranga, 12 të tjerë…

“Nuk kemi emra, por do të kryejmë veprime”, SPAK: Po hetojmë 3 inceneratorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In