Psikologia Mary Trump, njëkohësisht edhe mbesa e ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump është gati të ndryshojë mbiemrin për tu mos u shoqëruar më me xhaxhanë e saj Donald.
Lajmin e ka bërë të ditur Buisnessinsider ku shkruan se marrëdhëniet mes Mary dhe Donald nuk janë të mira dhe se mbesa e urren xhaxhanë e saj.
“Unë jam i përgatitur të ndryshoj emrin tim nëse do të jetë e nevojshme,” tha ajo
Mary prej një kohë të gjatë po kërkon që të distancohet nga xhaxhai i saj, duke i dalë kundra publikisht dhe duke e quajtur atë narcist dhe sociopat.
Ai ka bërë edhe një libër kundra Trump, “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”, që shiti rreth 1 milion kopje ditën e parë të botimit.
g.kosovari