• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbështetje për skuadrën tonë olimpike”, Veliaj pret kampionin dhe nënkampionin e Europës në mundje

by A R
27/02/2024 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkia e Tiranës do të marrë disa vendime për të mbështetur me anë të granteve skuadrën tonë olimpike, në prag të lojërave që do të mbahen në Paris gjatë këtij viti.”

Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në takim me përfaqësues të skuadrës sonë olimpike, ku ishin të pranishëm Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët disa ditë më parë sollën në Shqipëri titujt e kampionit dhe nënkampionit të Europës në mundje.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të prisja skuadrën tonë të mundjes, Zelimkhanin dhe Islamin, në një Tiranë dhe Shqipëri që ka nevojë për modele pozitive si ata. Ne si bashki do të marrim disa vendime: së pari, do të japim një grant, nëpërmjet klubeve tona, edhe për Komitetin Olimpik Shqiptar. Puna që po bën Fideli dhe e gjithë skuadra, që po përgatitet për të shkuar në Paris, nderon Shqipërinë. Këtë herë kemi shumë shanse. Sigurisht, Tokyo ishte një përvojë e jashtëzakonshme, por tani e kemi ngritur nivelin, kam shumë besim që do të bëjmë një performancë edhe më dinjitoze në Paris”, tha Veliaj.

Ai theksoi se Tirana do të vazhdojë të ruajë mbështetjen për sportin dhe sjelljen sportive me të njëjtin standard si gjatë vitit që lamë pas, kur mbajti titullin “Qyteti Europian i Sportit”. Veliaj nënvizoi se kryeqyteti do të mirëpresë edhe Kongresin Botëror të Mundjes, si dhe dy kampionatet U23 dhe për të rritur.

“Ne duam jo vetëm të japim një grant për Komitetin Olimpik, për të pasur një prezantim sa më dinjitoz, por duam të vazhdojmë edhe këtë vit të sillemi me të njëjtin standard, për ta kthyer në rutinë, me ose pa titullin Qyteti Europian i Sportit, sjelljen sportive dhe mbështetjen për sportin. Mezi pres të mirëpresim në Tiranë Kongresin Botëror të Mundjes dhe të mbështesim edhe dy kampionatet U23 dhe për të rritur. Fakti që sot kemi në mundje edhe vajzat, që po trajnohen dhe po afrohen te sporti, pavarësisht se në dukje është një sport luftarak; fakti që sot përveç dy çunave janë 22 sportistë të tjerë që trajtohen, do të thotë se të paktën në Tiranë skuadrën tonë të mundjes, që është edhe skuadra jonë olimpike, e kemi sjellë në një nivel që nuk i lë asgjë mangët çdo niveli tjetër europian dhe botëror”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In