• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mbështetja financiare për 2018-ën, kriteret që duhet të plotësojnë fermerët

by A R
08/02/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuara miratuar kriteret që duhet të plotësojnë fermerët, për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit 2018.

Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral, peshkimit, agropërpunimit dhe zhvillimit rural, do të përdoret për: rritjen e konkurueshmërisë së produkteve bujqësore, përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore, nxitjen e formalizimit dhe kooperimit të prodhuesve, mbarështimin e bletarisë, përmirësimin e menaxhimit të peshkimit, nxitjen e kultivimit të sipërfaqes së tokës së papunuar, mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Fondi do të jetë i fokusuar në disa aspekte kyçe si shtimi i pemëve frutore apo serrave. Për investimet më të mëdha, qeveria do të ofrojë edhe një kompensim më të madh, ndërsa mbështetje të veçantë do të marrin edhe fermerët e rinj.

Masat e mbështetjes dhe financimi nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin ruralPër mbjellje të reja të drufrutorëve, bimëve mjekësore dhe aromatike, fermerët do të financohen me 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret intensive dhe në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha për pemëtoret me teknologji të përmirësuara. Sipas këtij vendimi, për mbjelljen e kulturave të ndryshme, mbështetja financiare varion në sasi të ndryshme.

Për fermerët me moshë nga 22 deri në 35 vjeç, masa e financimit të rritet me 25%. Aplikuesit, në çdo rast, duhet të ketë tokën në pronësi private ose të marrë me qira nga subjekte të tjera që e kanë tokën në pronësi private.

Gjithashtu, për ndërtimin e serrave diellore, kultivimin e domates, kastravecit dhe specit, me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha, masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të investimit të përfunduar.
Fondet në masën 50% të vlerës së investimit, do të jenë të disponueshme edhe për zhvillimin e teknologjive të kultivimit dhe përmirësimit të kapaciteteve të grumbullimit, ruajtjes, pastrimit, seleksionimit, paketimit dhe përpunimit të prodhimit bujqësor.
Ndërsa mbarështimi i bletarisë do të mbështetet me një vlerë prej 1 mijë lekësh për koshere për fermat me mbi 100 koshere, për një mbështetje jo më të madhe se 150 mijë lekë.

Edhe pronarët e anijeve të peshkimit do të përfitojnë deri në 85 mijë lekë mbështetje për njësi për sistemet e monitorimit për pajisjet Gjithashtu do të ketë një mbështetje deri në 70% të vlerës për instalimin e bankinave lundruese. Një nxitje e veçantë do të shkojë për peshkimin e açugeve dhe sardeleve, deri në masën 20 lekë për kilogramë.
Pjesë e programit të mbështetjes me fonde të Ministrisë së Bujqësisë është edhe promovimi i produkteve vendase dhe nxitja e agroturizmit, në linjë me strategjinë për Zhvillimin Rural./a.m.

Next Post
VIDEO/ Momentet e grabitjes së argjendarisë në Shkodër

VIDEO/ Momentet e grabitjes së argjendarisë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In