• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbështetja e SHBA, jetike”/ Rama flet në Samitin e organizuar nga Biden: Të angazhuar të luftojmë korrupsionin, demokracisë i duhen demokratë

by Java News
09/12/2021 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i organizuar është nismë e Presidentittë SHBA-ve JoeBiden, dhe bëri bashkëudhëheqësit botërorë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, me qëllim forcimine demokracisë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimine të drejtave të njeriut.

Kryeministri Edi Rama në fjalën që ka mbajtur ditën e sotme në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është shprehur se mbështetja e SHBA ka qenë jetike.

Fjala e plotë

I dashur Presidenti Biden!

Të nderuar pjesëmarrës,

Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë që përfaqësoj Shqipërinë në këtë forum të demokracive të botës. Vendit tim iu desh një kohë mjaft e gjatë dhe një rrugëtim i mundimshëm për të dalë nga izolimi i plotë e për t’u bërë pjesë e bashkësisë së demokracive. Megjithatë, ja ku jemi sot, një demokraci ende shumë e re, anëtarë krenarë e Kombeve të Bashkuara dhe e NATO-s, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara dhe e disa prej demokracive më të konsoliduara të botës, si dhe anëtare e ardhshme jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë rrugëtim, miqësia dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona.

Katër vjet më parë, qeveria shqiptare nisi një prej reformave më të thella e gjithëpërfshirëse nga të gjitha vendet ish-komuniste, reformën në sistemin e drejtësisë. Në këtë proces, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në, BE-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ne po e pastrojmë sistemin tonë gjyqësor nga mbi 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tij e, tashmë, jemi në proces rindërtimi të institucioneve gjyqësore, sipas modelit të demokracive të konsoliduara.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për vazhdimin me sukses të reformës në drejtësi, në mënyrë që një sistem i ri drejtësie, i paanshëm dhe i pavarur nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, të bëhet plotësisht funksional e të jetë në shërbim të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet. Duke u mbështetur te sukseset ekzistuese në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike, ne po investojmë në shërbime elektronike, me synim që të mbyllim hapësirat ende të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe për të siguruar mirëqeverisje dhe transparencë për të gjitha proceset qeverisëse.

Për t’i bërë qytetarët pjesë të reformave tona, po nisim një Partneritet për Qeverisjen e Hapur, si forum shumaktorial, që do të sigurojë një dialog kuptimplotë publik me të gjithë sektorët e shoqërisë.

Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se, pavarësisht sukseseve tona, historia jonë e rishtë ka treguar se reformat nuk janë të pakthyeshme. Ato duhen mbështetur me përpjekje të përditshme nga një mori aktorësh dhe me një angazhim e integrim në rritje me strukturat dhe institucionet euroatlantike.

Për këtë arsye, negociatat për anëtarësim në BE do të ndihmojnë për konsolidimin e institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe thellimin e sundimit të ligjit.

Së fundi, ashtu si demokracisë i duhen demokratë, ashtu edhe paqes së qëndrueshme i duhen demokraci të forta. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal do të mundemi të parandalojmë konfliktet dhe të sjellim paqen.

Qasja e fortë shumëpalëshe e Shqipërisë u dëshmua gjatë krizës së COVID-it dhe, së fundi, gjatë krizës afgane, kur shfaqëm gatishmërinë dhe vendosëm të mirëprisnim mijëra të evakuuar. Përmes kësaj që bëmë, nderuam angazhimin tonë si aleatë të NATO-s dhe si një forcë e së mirës mes kombeve.

Ndërkohë që Shqipëria merr mandatin si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, ne mbështetemi te përkrahja dhe angazhimi juaj ndaj qasjes shumëpalëshe, për të bërë të mundur që OKB-ja të funksionojë më mirë dhe të gjejë zgjidhje praktike, por të qëndrueshme për paqen./m.j

 

 

Next Post
Gjykata lë në burg përdhunuesin e vajzës, publikohet foto dhe emri i babait monstër

E rëndë/ Përdhunohet 13-vjeçarja në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe e ëma

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ditete numruara i ke edhe ti qene,ske ku te futesh edhe ti do te fundosesh e zdo te dalesh kurre me.Zdo ta shohesh driten e Diellit,parate e shqiptarve qe villni,do tju zene frymen ju femijve tuaj,ndytsira ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

January 27, 2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

January 27, 2026
Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

January 27, 2026
Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

January 27, 2026
Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

January 27, 2026
Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

January 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In