Profesori, studiuesi dhe analisti Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, ku Republika e Lulzim Bashës, si kurrë më parë në historinë e Partisë Demokratike, ka marrë një humbje drastike.
Gjekmarkaj nuk e quan humbje këtë që ka ndodhur, por katastrofë. Ai i bën thirrje Lulzim Bashës që të japë sa më parë dorëheqjen, pasi me listën e tij dhe burokracinë e treguar e ka dëmtuar Partinë Demokratike.
Sipas Gjekmarkaj, e djathta nuk pranoi grushtin e shtetit në Partinë Demokratike.
“Basha duhet të japë dorëheqjen dhe të mos kandidojë më. Kjo nuk është humbje, por katastrofë. Populli refuzoi opozitën dhe listën e tij. E djathta nuk pranoi grushtin e shtetit në PD”, përfundon Agron Gjekmarkaj.
I ftuar në Top Channel për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit, ai tha se lista e Bashës nuk ishte aspak përfaqësuese.
“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.