Disa mbështetës të “Foltores” së Sali Berishës kanë bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.
Këtë të enjte u lexuan emrat e delegatëve që kanë firmosur në degën nr. 6 në Tiranë.
Emrat e tyre u lexuan nga zyra e Edi Palokës, aty ku janë dorëzuar më shumë se 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit.
Përfaqësuesja tha se tek njësia 6 janë firmosur 65 formularë, por u lexuat 58 sepse 7 persona janë në marrëdhënie pune në institucione të ndryshme dhe nuk kanë dashur të bëhen publike.
/a.r