• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mbesa e akuzon për përdhunim, rrezikon 25 vjet burg

by A R
03/11/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 33-vjeçarit nga Shijaku, Ilir Gjoshi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur para tri vitesh.

Për asnjë moment, ai nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga policia. 33-vjeçari ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka prekur mbesën e tij. “Nëse do të ishte e vërtetë ajo që thuhet se kam abuzuar me mbesën time në moshën 10-vjeçare, atëherë ajo do të kishte përfunduar në spital. Unë nuk i kam bërë gjë”, është shprehur i pandehuri.

Edhe avokatja e tij mbrojtëse e pajtuar prej të afërmve, ka thënë se klienti i saj nuk ka abuzuar me mbesën. “Nëse vajza është zhvirgjëruar, pse duan të akuzojnë klientin tim? Kjo mund të ketë ndodhur në vitet e mëvonshme dhe kush mund ta provojë se e ka kryer klienti im këtë vepër penale?” – ka pohuar mes të tjerash avokatja. Ndërkohë, prokurorja e çështjes, Enkelda Xhengo i kërkoi trupit gjykues që ndaj Ilir Gjoshit të vendoste masën e sigurisë “Burg pa afat”, si person me rrezikshmëri të lartë.

Nëse provohet akuza nga gjykata, 33-vjeçari rrezikon 25 vjet heqje lirie. Ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë, në rezultatet paraprake dërguar policisë së Shijakut, ka konkluduar se 13-vjeçarja është abuzuar seksualisht, sepse rezulton e penetruar. Sipas burimeve policore, vajza ka deklaruar se tri vite më parë është përdhunuar disa herë nga xhaxhai i saj në banesën e këtij të fundit. Hetuesit e çështjes sqaruan, se e mitura asokohe nuk ka kuptuar çfarë ka ndodhur realisht me të, ndërsa 3 vjet më pas, bëri kallëzim për abuzim seksual.

BW

Next Post

Vështirësitë e tregut të punës në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In