• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbesa: Daja më përdhunoi kur isha 9 vjeçe, e mohon 31-vjeçari: Sajesë e motrës time

by Java News
21/03/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit ka nisur verifikimet për një rast të dyshuar abuzimi seksual me të mitur, pas një kallëzimi që një vajzë 15­vjeçare ka bërë në Komisariatin nr.3. Vajza, e shoqëruar nga e ëma dhe në prezencën e një psikologeje, ka denoncuar për përdhunim dajën e saj, 31 vjeç, raporton “Panorama”.

Burime nga Policia thanë se paraprakisht janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit me iniciale F.S., daja i së miturës dhe pritet akti i ekspertimit mjekoligjor për të vijuar më tej hetimet. Nga ana tjetër, Policia tha se janë përballë dy versioneve të kundërta, atij të të miturës dhe nënës së saj, që pretendojnë për një abuzim seksual të ndodhur para 9 vitesh dhe versionit të të dyshuarit, i cili mohon kategorikisht ngjarjen. Ai pretendon se denoncimi është një hakmarrje e motrës së tij, për shkak të një konflikti pronësie që ata kanë të trashëguar, nga ana tjetër, vajza 15­vjeçare këmbëngul që thotë të vërtetën. Në deklarimin e saj, adoleshentja ka shpjeguar se kur është abuzuar seksualisht nga daja i saj, ajo ka qenë 7 vjeçe dhe nuk ishte në dijeni  me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Veç të tjerash, ajo ka treguar se daja, në atë kohë 22 vjeç, i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur.

E frikësuar, vajza ka thënë se nuk ka mundur t’i tregojë të ëmës, derisa ajo së fundmi kishte filluar të dyshonte vetë. Nëna e minorenes është shprehur në Polici se dyshimet e saj kishin filluar kohët e fundit, kur i vëllai ishte kthyer nga emigracioni, pasi prej vitesh nuk ndodhej në Shqipëri. Ajo kishte filluar të shihte me dyshim veprimet e së bijës, sa herë që daja u shkonte për vizitë në shtëpi. Vajza gjithmonë u shmangej takimeve me të dhe asnjëherë nuk qëndronte në të njëjtin ambient kur ai ishte në shtëpi. Nëna e 15­vjeçares është shprehur se e kishte pyetur disa herë të bijën, derisa ajo ka vendosur t’i tregojë se çfarë kishte ndodhur 9 vjet më parë.

a.ç

Next Post
Dëshmia e të riut që u plagos dje në atentat: Dy komshinjtë më shanë nga gruaja

Dëshmia e të riut që u plagos dje në atentat: Dy komshinjtë më shanë nga gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In