Si do të jetë moti diten e sotme e martë 4 shtator?
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sot.
Ditën e martë në shumicën e qarqeve priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Vetëm në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 27 °C
në vendet malore: 13 / 26 °C