Kryetari i Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh të hënën per mediat se, delegacioni i BE-së ka dërguar përgjigjen për ligjin e mbetjet, i cili të martën dt, 22 nëentor do të diskutohet në komisione.
Eduard Shalsi është inisiatori i ligjit të mbetjeve i cili ende nuk ka shkuar në Kuvend pas kthimit të tij nga presidenti Nishani.
“Ligji është i mirëpërshtatshëm për vendin” është shprehur Shalsi.
Përgjigjia e BE: “Duke vlerësuar situatën specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, dhe mungesës së infrastrukturës së përshtatshme për menaxhimin e mbetjeve në vend, ne besojmë se amendimet në ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, janë të mirëadoptuara dhe të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment”.
Ndërkohë aktivistë të AKIP kërkojnë që ky ligj të mos kalojë në kuvend./a.m.