• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbërrijnë sot në Tiranë eshtrat e Imzot Vinçens Prennushit

by Java News
27/02/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Eshtrat e Vinçens Prennushit, një nga 38 martirët e lumnuar nga Vatikani do të mbërrijnë sot në orën 14:30 Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Imzot Vinçenc Prennushi u arrestua në 1947 nga komunistët në Tiranë e më pas u nis për në Burgun e Durrësit, ku edhe vdiq më 19 mars 1949.

“Ai u largua nga kjo botë në një natë të errët e të acartë, duke kërkuar “më shumë dritë e duke mbrojtur deri në frymën e fundit, vlerat, idealet e bindjet e veta”, shkruan mes tjerash Arshi Pipa, që ia mbylli sytë e vdekur.

Vinçens Prennushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885 në një familje modeste, në Lagjen Rus, në rrugicën e Makajve. Ishte eseist, publicist, poet, folklorist e përkthyes, ka përkthyer romane nga Wisman, Sinkieviç, Weber dhe Pelico.

Prindët e tij ishin Gjon e Drande Prennushi. Është pagëzuar me emnin Kolë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e njohur të Troshanit, ku, ju kushtua Urdhrit Françeskan (OFM). Më 25 mars 1908, shugurohet meshtar i Urdhrit Françeskan O.F.M. duke marrë dhe emrin Át Vinçenc.

Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “Visaret e Kombit”. Ky botim pati një jehonë të gjerë në vend, por sidomos në emigracionin shqiptar.

Procesi i beatifikimit të imzot Vinçenc Prennushit dhe 37 martirëve të tjerë shqiptarë, që tashmë gjenden në Kongregatën përkatëse të Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, ka filluar më 9 nëntor të vitit 2002 në Kishën katedrale të Shkodrës, në pranin e kardinalit Sepe, aso kohe prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.

ma.me
Next Post
Deklarata e agjentit: Prapa ndalimit të Haradinaj qëndron CIA e NATO

“’Millosheviçi i vogël’ Daçiç nuk ka për t’i futur duart në Kosovë ose do t’i priten”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In