Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 4 fëmijët shqiptarë dhe gruaja e plagosur që u nxorrën nga kampi i Al-Hol në Siri. Në avionin që u ul rreth orës 13:25 në pistën e aeroportit, ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë në Beirut ku priti fëmijët që u nxorrën nga kampi me ndihmën e Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane.
Pas mbërritjes, Rama tha se operacioni ka qenë i ndërlikuar dhe se do të vijojë edhe me tentativa të tjera.
Ai shtoi se të nxjerrësh fëmijët nga ferri, nuk është sikur t’i nxjerrësh ata nga një kopsht.
/a.r