• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbathjani larg nga Luli dhe Mona

by Arben Manasterliu
19/03/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu/ 

Luli dhe Mona po bëjnë atë lojën e fëmijëve: fiton ai që nuk lëviz. Të dy janë vënë përballë njëri tjetrit dhe shihen në sy ditë e natë pa lëvizur, madje as edhe qepallat e syve nuk i lëvizin. Kjo është opozita e sotme. Opozita “mos lëviz.”

Ndërkohë politika shqiptare po lëviz me dinamikë të paprecedentë. Tenxherja me presion po zien, arrestimet kanë nisur, disa strategjike e të tjera politike; lëvizje rajonale e gjeopolitike; influencë ruse e turke; shqetësime amerikane; ekonomia e familjeve shqiptare në kufirin e mbijetesës; taksat rriten pas 1 prillit; papunësia në shifra rekord; numri i azilantëve shqiptarë në vendet e BE-së në numra alarmues; e probleme të tjera pafund si për Shqipërinë ashtu edhe për rajonin, por Luli dhe Mona vazhdojnë e luajnë “mos lëviz.”

Nuk ka as edhe një militant të PD-së që e do Lulin, por s’ka rëndësi, Lulin e do Rama. Me Lulin kryetar të opozitës Rama del në pension të vonë i ulur në karrigen e kryeministrit. Sa të jetë Luli do jetë edhe Rama.

Me sa duket as edhe Monën nuk e duan të vetët. Ikën këshilltarët e Durrësit, Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, dhe së fundi edhe Vlorës. Tani priten ata të Lezhës, e shumë nga qytete të tjera. Ikni o njerëz, nëse keni pak intelekt, ikni e mbathjani se Luli dhe Mona kanë rënë në gjumin e thellë letargjik. Fundja, ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë: ata po luajnë “mos lëviz.” Mos i shqetësoni me hallet tuaja të kota. S’keni punë? Ju rritën taksat? Po egzekutohen njerëz cdo ditë në të gjitha qytetet e Shqipërisë? Po vidhen banka? Po largohet rinia? Nuk po merrni pronat tuaja? Janë pezulluar legalizimet për qytetarët e po përfitojnë ende të ardhurit? Po ju heqin asistencën sociale? Po jua fut shteti? E po pastaj! Këto janë gjëra të parëndësishme! E rëndësishme është loja “mos lëviz” midis Lulit dhe Monës.

Por, dikush mund të pyesë? Ore zotëri, kam lexuar disa prej shkrimeve tuaja dhe shkrime të njerëzve të tjerë si të lloji tuaj që kritikoni e kritikoni herë me fjalë të bukura e herë të shëmtuara. Po të ishit ju në vend të Lulit apo Monës, cfarë do të bënit?

Kjo do ishte pyetja më racionale që mund të bëjë një lexues ndaj meriton një përgjigje racionale. Së pari, nëse do isha në vend të Lulit apo Monës, do e lija menjëherë lojën “mos lëviz” e do mblidhja menjëherë strukturat drejtuese të partisë e do ngrija ekipe pune me ekonomistët, juristët, profesorët, dhe specialistët e arsimit e shëndetësisë, për të ndërtuar platforma të mirë-studiuara e mirë-argumentuara mbi politikat fiskale, mbi politikat e asistencës sociale, mbi të metat dhe korrigjimet e ligjit të ri të arsimit të lartë, mbi defektet apo përmirësimin e shërbimit shëndetësor, mbi një skemë efikase për ndarjen e pronave dhe zgjidhjen e ngërcit të legalizimeve brenda qyteteve, mbi tokat në bregdet, mbi subvecionet për bujqësinë shqiptare, me propozime konkrete për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe në turizëm. Për cdo sector të jetës së vendit, biznesit të madh e të vogël, investimet e huaja e vendase, papunësinë etj, të ketë një alternativë më të mirë nga këto që kemi sot. Dhe, pasi diskutohen, konsultohen, hartohen e publikohen, ato i shpjegohen cdo ditë opinionit publik, duke i treguar shqiptarëve që ja kjo është alternativa më e mirë për ju dhe vendin. Ja cilët jemi. Ja cfarë ofrojmë. Ja si mund të përmirësoni të ardhmen tuaj e ja si mund të dilni nga varfëria.

Vetëm kështu opozita bëhet alternativë. Vetëm kështu bëhet aktive. Sa e vështirë është kjo? Dashnorët e flaktë të PD-së e kanë mendjen tek mesazhet seksi midis tyre. Ata të LSI-së janë dembelë. Pasi jo vetëm tani që se vrasin mendjen për alternative por edhe gjatë zgjedhjeve nuk u munduan fare për të formuar një plan qeverisës. A e dini se sa ishte programi zyrtar i publikuar qeverisës i LSI-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017? Vetëm 4 faqje. Dhe këto ishin më shumë me figura. Po ashtu edhe PD-ja. Ndaj edhe sot Luli dhe Mona luajnë “mos lëviz” e do luajnë për një kohë shumë e shumë të gjatë, e do vazhdojnë ti largohen edhe vetë deputetët e tyre, nëse nuk e ndalojnë lojën e nisin e marrin rolet që u takojnë, rolin e opozitarëve që ofrojnë alternativa.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Secili për hall të vet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In