• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbase kishin të drejtë, ne, shqiptarët, s’dimë të bëjmë shtet

by Ben Andoni
31/08/2018 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka vetëm një dhe një të vetëm përgjegjës të gjendjes në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Ajo është mungesa e shpresës. Fatkeqësisht edhe mandati i dytë i socialistëve po del një zhgënjim i madh, jo shumë larg paraardhësve, dhe paçka një rritje progresive të ekonomisë, që specialistët ia atribuojnë shitjeve të energjisë apo pak gjërave të tjera, shqiptarët jetojnë në gjendje aspak të mirë dhe po e braktisin vendin. Shifra prej 27 mijë qytetarësh që kërkuan azil, iu shtua shifra e frikshme prej 367 mijë të tjerëve që aplikuan për lotarinë amerikane, e pa shtuar këtu shifrën e ikjes së përditshme të njerëzve të profesioneve dhe moshave të reja, kupton se Shqipëria nuk e administron dot si duhet jetën e qytetarëve të saj.

Reformat e nisura janë më shumë iniciativa, kurse vendi është në një qerthull, që realisht të vjen keq. Nëse do të kishte reforma reale do të kishte një predispozitë dhe një mënyrë për të trandur gjërat, ndërsa ndryshe ndodh tek ne apo me mënyrën sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri.

Ekonomia shqiptare dhe ata që mendojnë për mëkëmbjen e saj nuk kanë ende për qytetarët një model. Shqipëria që mëton se është në ekonominë e tregut mbart problemin madhor të pronës private të pazgjidhur, që me vendimet e reja për të e ka kthyer në një handikap të madh kombëtar. Dhe, e drejta e pronës private të shqiptarëve sot kërkohet në Strasburg, kurse shumë nga pronarët legjitimë nuk mund të trashëgojnë, blejnë, shesin apo ta dhurojnë lirisht pronën e tyre në këtë vend, duke bllokuar klimën e investimeve dhe duke lënë të hapur konfliktin kombëtar.

Shqipëria ka një shtet aspak të së Drejtës dhe Reforma në Drejtësi, që megjithëse po bëhet shumë e amullt, po tregon dukshëm korrupsionin e madh dhe përqindjen e pamatë të makutërisë që ekziston te shqiptari. Po a mund të bësh një shtet realisht social pa një shtet të së drejtës?! Kurrë, ndaj, padrejtësia tashmë është në sistem.

Dhe, ndodh, që deri më sot, shqiptarët janë mbajtur me paratë e emigracionit, batërdinë ndaj burimeve natyrore dhe punën e biznesit vendas, që duhet lavdëruar se punon në një presion të shtuar, por me mungesën e një modeli, ku të investohet e gjithë mençuria, profesionalizmi, shkolla e individit shqiptar.

Rritja ekonomike e vendit tonë i është atribuuar në një farë mënyre shfrytëzimit të ashpër të burimeve natyrore. Dhe veç burimeve  hidrokarbure apo minerare fat të trishtë kanë pasur toka dhe ujërat. Jemi dëshmitarë të qindra HC-vë kudo që e kanë masakruar mjedisin, por që nuk kanë sjellë aspak një jetë më të mirë për vendin. Ndërsa më parë, këtë batërdi e justifikonim me plotësimin e nevojave bazë të jetës, pasjen e një apartamenti, ushqimit, e veshjeve tashmë po vuajmë ndotjen, kaosin, mbipopullimin, infrastrukturën, e çdo gjë që rrjedh nga kaosi. Vallë, të jemi bërë më pak të zgjuar se paraardhësit?! Jo, sepse edhe në kohën e tyre kemi pasur mal me probleme dhe Ahmet Zogu me Enver Hoxhën kanë pjesën e tyre të dhimbshme të kaosit të mbartur në këtë vend.

Faik Konica do e shprehte me zë të lartë se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Kurse, fqinjët me cinizmin dhe pangopësinë e tyre për këtë mrekulli, që i ka falur natyra vendit të tyre fqinj, ishin më “racionalë”. Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet!-thoshin kur Shqipëria nisi rrugëtimin e tij si shtet i pavarur Vallë vërtetë nuk dimë të bëjmë shtet?! Koha po tregon dhimbshëm se kanë një farë të drejte, që më saktë do të ishte se: Ne e bëjmë shtetin por me shumëfishin e energjisë, që harxhojnë vendet e tjera për të bërë një shoqëri të zhvilluar. (Javanews)

Next Post
VIDEO/ Del Mercedes-Benz E-Class 4×4 për të gjitha terrenet

VIDEO/ Del Mercedes-Benz E-Class 4×4 për të gjitha terrenet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In