Teksa afati që studentët i kanë vendosur kryeministrit për plotësim e 8 pikave ka përfunduar, Edi Rama ka reaguar sërish dhe ka këmbëngulur për dialog.
Ai ka postuar një foto në instagram ku shkruhet ” ‘GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM” Rama thotë se kjo është parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë.
‘GJITHÇKA NA DUHET ESHTE TE FLASIM – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”- shkruan Rama tek sa ka publikuar dhe këtë foto.
/a.r