Ka përfunduar mesditën e sotme takimi mes Ramës dhe 12 koordinatorëve elektoralë të PS.
Burime nga PS thonë se në mbledhje është vendosur largimi nga detyra i 4 ministrave nga tetë që mbajnë detyrën e koordinatorit në qarqe.
Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se ditën e nesërme do të komunikohet për publikun largimi i Saimir Tahirit, Ilir Beqajt, Blendi Klosit dhe Bledi Çuçit.
Largimi i 4 ministrave vjen me qëllim që të mos pengohet puna në dikasteret respektive për shkak të angazhimit të tyre në fushatën e zgjedhjeve të qershorit.
***
Saimir Tahiri – Koordinator Qarku Tiranë
Ilir Beqaj – Koordinator Qarku Kukës
Bled Çuçi – Koordinator Qarku Gjirokastër
Blendi Klosi – Koordinator Qarku Berat
/b.d










