• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbaron mandati i 2 anëtarëve të ‘Kushtetueses’! Lëvizja e Vitore Tushës nuk e shpëton Ilir Metën

by A R
10/01/2022 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Me 22 dhjetor të vitit 2021, me kërkesë të kryetares Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit për dy anëtarë të saj, Përparim Kalos dhe Altin Binajt. Në vendimet e siguruara nga Report Tv thuhet se Përparim Kalo u emëruar nga Presidenti Ilir Meta  si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në 17 dhjetor 2020 në vend të Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018. Imeraj ishte emëruar në 25 prill 2013.

Mandati 9-vjeçar i tij mbaronte në prill 2022. Përparim Kalo nuk kishte një mandat 9-vjeçar kur u emërua, por do të vijonte mandatin e Imerajt. Neni 9 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e gjykatës kërkon deklarimin e mbarimit të anëtarit dhe vendimi merret nga vetë Kushtetuesja.

Kështu, Vitore Tusha, të cilës i ka mbaruar mandati që në vitin 2017, ka kërkuar mbarimin e mandatit të Përparim Kalos. Anëtari tjetër Altin Binaj është emëruar nga Kuvendi në 17 dhjetor 2020 si anëtar në Gjykatën Kushtetuese, në vend të Fatos Lulos, i shkarkuar nga Vetingut në vitin 2018. Fatos Lulo ishte emëruar 25 prill 2013 dhe mandati i tij duhej të mbaronte në prill 2022. Kjo është arsyeja sepse Vitore Tusha ka deklaruar tre muaj para mbarimin e mandatit të Altin Binajt, i cili zëvendësoi Lulon.

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 18 janar shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të Kushtetueses nuk do të ketë efekt në vendimmarrje.

Pika 4 e nenit 8 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që anëtari i Kushtetueses vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij. Kështu që Përparim Kalo dhe Altin Binaj do të vijojnë detyrën deri ditën kur të zëvendësohen. Është pikërisht kjo pikë që mban Vitore Tushën në Kushtetuese edhe pse mandati i saj ka mbaruar prej 5 vitesh.

Po si do të zëvendësohen Përparim Kalo dhe Altin Binaj? Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shpallë thirrjen për shprehjen e interesit për të aplikuar për dy vendet vakante. KED do të përzgjedhë dy lista me kandidatë që plotësojnë kriteret, të cilat do t’i referojë në Presidencë dhe Kuvend.

Presidenca dhe Kuvendit do të zgjedhin nga një kandidat me tre kandidatëve të renditur në krye të listës. Por, kjo procedurë duhet të përfundojë për 60 ditë, por mund të zgjatë deri në vitin 2023.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë me mandat të plotë: Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Marsela Xhaferllari dhe Sonila Bejtja. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, ndonëse vendimet mund t’i marrë me 5 vota pro.(Shqiptarja.com)

Next Post
DEBATI / “Gënjen, nuk dukesh fare”, Noka ironizon, Godole ngre zërin: Kontrollo fjalët…

DEBATI / “Gënjen, nuk dukesh fare”, Noka ironizon, Godole ngre zërin: Kontrollo fjalët…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In