• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbaron fabula e Hirushes, tani e vërteta!

by Ben Andoni
04/05/2016 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vendimi i Komisionit Evropian për t’i rekomanduar liberalizimin e vizave Kosovës është kremtuar më shumë nga politikanët sesa nga qytetarët e thjeshtë. Është e kuptueshme: pjesa më e madhe e tyre, njësoj si në Shqipëri, mbesin skeptikë me atë standard jete që gëzojnë, që do të thotë se liberalizimi nuk ndryshon shumë. Paçka në Kosovë është ndjerë disi ndryshe, si një e drejtë e mohuar, pasi ka qenë një e drejtë që ata e kanë pasur dikur, por nën shtetësi tjetër.

Politikanët kosovarë kanë pasur mundësinë e radhës, që pak orë pas aderimit edhe në UEFA, të përkujtojnë bujshëm historitë e Kosovës dhe sukseset e saj (lexo: “nën drejtimin e tyre”).  Dhe, për më tepër, e gjithë mrekullia u ndodhi brenda tre ditësh.

Ëndrra ka mbaruar tashmë për Hirushen e bukur edhe pse ende nuk dihet tamam se kur do të përfundojë e gjithë procedura dhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë de facto. Megjithatë, Kosova është futur tashmë me të drejta më të mëdha në familjen e shteteve ballkanike. Edhe pse e pret një provim i fundit: zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi dhe prova konkrete e përditshmërisë së luftës kundër korrupsionit. Kjo e fundit një mision hipotetik jo vetëm për të por për të gjithë Ballkanin. Veçse të dyja këto probleme thelbësore, megjithë kushtëzimin, besohet se do të vijojnë, kjo nga përçarja e madhe politike, e cila qëndron në Kosovë por edhe nga perceptimi i gabuar për demokracinë.

Koncepti i fundit, sot, është bërë shumë inflamativ në kontinentin tonë. E përdorin vendet e BE-së, e përdorin fuqitë e mëdha ekonomike potenciale në të gjithë botën, por e përdorin edhe vetë liderët e shteteve totalitare. Që do të thotë se vështrimi i demokracisë sot është bërë konfuz, më së pari, prej vendeve, të cilat kanë qenë shembuj të ruajtjes dhe përmirësimit të tij.

Evropa e vitit 2016, për fat të keq, është krejt jashtë idesë se vitit 2004, kur i ashtuquajturi “zgjerimi i madh i BE-së”, me10 shtete të reja, do t’i paraprinte idesë së mrekullueshme të Evropës së Bashkuar, që për vendet e varfra evropiane përkthehej në standarde të larta jetese dhe politika më të mira sociale të një njësie vërtetë unike. Hendeku brenda vetë BE-së po rritet ndjeshëm, kurse zërat kundërshtues për integrimin e ballkanasve janë gjithnjë e më të shumtë. Banorët evropianë po mbeten shpesh e më shpesh të habitur me politikat zyrtare evropiane, që u dukën së fundmi me trajtimin e emigrantëve; politikat ekonomike të kontinentit; apo edhe me qëndrimin që mbajnë zyrtarët e lartë të BE-së me figura të ndryshme botërore, të njohur për politika represive me opozitën apo medias. Në këtë vazhdë, si për ta lodhur dhe pak më shumë, Kosovës i kërkohet me ngulm zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, por jo me Serbinë dhe Shqipërinë!

Ndërkohë që politika e ngatërruar evropiane po lexohet si fitore e tyre nga zyrtarët kosovarë, një pjesë jo e vogël e të cilëve janë të pasuruar frikshëm në pak vite, kur me një logjikë të thjeshtë nuk do t’u mjaftonin dekada e shekuj. Për ironi, ata janë të mirëpritur në Bruksel dhe mbeten përfaqësues të një vendi, që problemin më të madh nuk ka vizat që po i gëzojnë kaq shumë politikanët, por papunësinë, kriminalitetin dhe mbi të gjitha mungesën e shpresës, që vjen dhe nga përkrahja që BE u bën jo rrallë indirekt pushtetarëve të korruptuar.

Larg këtyre, përralla e Hirushes për Kosovën mbaroi. Tashti fillon sfida, që më shumë do të jetë e njerëzve të thjeshtë, ata që mbajtën represionin serb, vështirësitë ekonomike dhe luftën, pra, nëse do pranojnë të vazhdojnë këtë rrugë apo do të gjejnë mundësi të ndryshojnë, falë edhe kësaj ndihme të BE-së. Koha po tregon se deri tani Kosovës vetëm po i dhurohet, ndërsa sfida mbetet para vetë Kosovës dhe qytetarëve të saj, sesa të aftë do të jenë të ndryshojnë këtë vend të vërtetë evropian.

Next Post

Qeveria vendos të ndryshojë rregullat për dietat e punonjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër, edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër, edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In