• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Mbaron ëndrra / Italia mund Shqipërinë 2-0, Kosova dështon ndaj Islandës

by A R
24/03/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mbrëmje pa lavdi kjo e sotmja për kombin shqiptar, pasi përfaqësuesja e Shqipërisë është mundur në transfertë me rezultatin 2-0 nga Italia, sikurse Kosova u mposht në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 1-2 nga Islanda.

Kuqezinjve nuk u ka mjaftuar loja e mirë dhe dinjitoze e zhvilluar ndaj azzurrëve, me raste flagrante të shpërdoruara, sikurse dhe me dy gabime që kushtuan mjaft shtrenjtë, që të dyja të ndëshkuara me gol nga Italia plot përvojë dhe racionale.

Një disfatë që i kushton shtrenjtë Shqipërisë, e cila tashmë rrezikon edhe vendin e katërt të Grupit G, pas fitores së Maqedonisë.

Shqipëria e gjen veten shumë pranë suprizës së mbrëmjes vetëm dy minuta pas fillimit të sfidës, kur në të 2’, Agolli asiston nga e majta për Çikalleshin që arrin të godasë topin drejt portës, Lila  që sheh topin të parakalojë të gjithë portën e azzurrëve, i shtangur nuk arrin ta devijojë në rrjetë, por e lë të dalë jashtë, ngjitur me shtyllën, i shtangur. Një gabim që i ka kushtuar rëndë kuqezinjve, të cilët në të 11’ janë ndëshkuar me një 11-metërsh, për shkak të ndërhyrjes dhe kontaktit në zonë të Bashës ndaj Belottit. Penallti e shndërruar në gol nga De Rosin ë të 12’, për të kaluar azzurrët në avantazh.

Disavantazhi ka karikuar më shumë kuqezinjtë të cilët nga e majta e sulmit nuk reshtin së tentuari, kësaj here me Roshin, i cili në të 22’ arrin të depërtojë në zonën azzurre dhe gjuan, por topi ndalet në limite nga Buffon në dy kohë. Italianët kanë shansin më të mirë për të dyfishuar shifrat në të 43’, me Belottin që në hyrje të zonës gjuan fuqishëm por Strakosha i sigurtë largon topin në goditje këndi. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër rast flagrant në favor të Shqipërisë që mund të kishte barazuar shifrat, kur një minutë pas përfundimit të kohës së rregullt, sërish Roshi vetëm pak para zonës së 16-shes gjuan, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Bukuria e lojës, dhe gara sportive e pjesës së parë sa në fushë  dhe në tribuna është përbaltur në fraksionin e dytë të lojës, kur në të 56’ arbitri u detyrua të pezullojë takimin për disa minuta, për shkak të tymuesve dhe flakadanëve të hedhur në fushë nga sektori ku ishte akomoduar tifozeria kuqezi. Retë e tymit kanë pushtuar fushën, duke detyruar gjyqtarin e takimit që të shoqërojë ekipet drejt tunelit që çon te dhomat e zhveshjes. Pas disa minutash tratativa loja ka rinisur, por jo më me lojën në favor të kuqezinjve. Shqipëria ndonëse është spostuar relativisht më shumë në gjysmëfushën azzurre, nuk arrin më të gjejë rrugën drejt rasteve pranë portës së Italisë. Kjo pavarësisht forcave të shtuara të kuqezinjve në ofensivë.

Përkundrazi, është përfaqësuesja e Italisë ajo që dyfishon në të 71’ me anë të Immobile që ka shfrytëzuar maksimalisht atë top të asistuar nga Zappacosta, duke fituar duelin me Hysajn, për të dërguar topin në rrjetën e portës kuqezi. Në disavantazh me dy gola, përfaqësuesja e Shqipërisë është spostuar e tëra në gjysmëfushën e Italisë në dhjetë minutat e fundit të takimit, me disa kombinime dhe tentativa nëpërmjet krosimeve nga e djatha, por as aktivizimi i Grezdës në mbështjetje të sulmit kuqezi nuk arrin të ndikojë në konkretizimin e rasteve. /telesport

Next Post
Japonezët zbulojnë një ilaç që shkatërron kancerin

Japonezët zbulojnë një ilaç që shkatërron kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In