Çarçafët e vjetër shndërrohen në maska të afta për të mbrojtur hundën dhe gojën. Infermierët nga departamenti i reanimacionit te spitalit Bonomo në Andria, po përpiqen t’i dalin para mungesës së maskave mbrojtëse. Dhe kanë gjetur një mënyrë origjinale.
Infermieret morën gjilpërë dhe pe, e të qepin maskat e improvizuara, në pritje që të mbërrijë furnizimi i rradhës me maska profesionale. Në pritje të maskave të destinuara për Puglian, nga mbrojtja civile kombëtare, infermieret-rrobaqepëse bënë rreth 100 maska të tilla me mjete rrethanore.