Vendimi i Kylian Mbappes për të kaluar te Paris Saint-Germaini para Real Madridit ka shuar shpresat e Manchester Unitedit që të transferojë Cristiano Ronaldon.
“Blancos” ishin të hapur që të largonin Ronaldon drejt Old Traffordit, nëse do të siguronin zëvendësimin e tij me talentin francez të Monacos, shkruan “Times”.
Gjithsesi, francezi dhe babai i tij nuk donin që futbollisti të “lidhej” me përgjegjësinë e lartë e të qenit zëvendësuesi i Ronaldos te Reali në moshë kaq të re, përgatiti Koha. (b.an)