Kilian Mbape padyshim që është lojtari i cili së shpejti mund të jetë fitues i “Topit të Artë” dhe aftësitë e tij i ka dëshmuar si me skuadrën e PSG-së, ashtu edhe me kombëtaren franceze në Botëror, ku arriti të fitonte edhe Kupën e Botës.
Kampionatin francez, e nisën me përmbysje ndaj Guingkampit, duke fituar 1-3, ndërkohë që Neymari barazoi, Mbape shënoi dy golat e fitores.
Në përfundim të ndeshjes, ai ka dhënë edhe një prononcim për mediat ku vlerëson Nejmarin.
“Neymari është një yll dhe është një lojtar më i mirë se unë. Ai ka mësuar shumë te Barcelona. Ne fituam, festuam dhe tani duhet të përqendrohemi për të punuar fort. Kam shumë objektiva pasi jam vetëm në hapat e parë të karrierës”, u shpreh Mbape.
a.ç










