• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kërkohej për marrjen peng të ish-të dashurës, i gjenden 1.3 kg kanabis dhe armë

by
16/05/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Policia e Korçës nisi punën për arrestimin e një 23 vjeçari i cili kishte mbajtur peng ish-të dashurën e tij, ndërsa në hetimet e nisura zbuloi 1.3 kg kanabis si dhe armë zjarri.

Gjithçka ka nisur pas kallëzimit të shtetases F.F 22 vjeç, banuese në Korçë, ndaj 23 vjeçarit me iniciale J.Gj sepse ky i fundit e kishte mbajtur në banesë pa dëshirën e saj, duke e ka kanosur, dhe  privuar lirinë, për 7 ditë me rradhë.

Në vijim të punës dhe veprimeve hetimore, të kryera për ngjarjen në fjalë,nga ana e Specialistëve të Seksionit të Krimeve, vijuan kontrollet e ambjenteve ku ai dyshohet se ishte fshehur.

Kështu u bë kontrolli i banesës të Darin Rapollari, 24 vjeç, banues në Korçë, me të cilin ai kishte lidhje shoqërore. Si rezultat i kontrollit të banesës të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1- Një armë zjarri ,e tipit pistoletë, marka “Berret” e kalibrit 9mm.

2- Një silenciator.

3- U gjetën 11 fishekë prej të cilëve,4 copë të kalibrit 7.68 mm dhe 7 copë të tjerë të kalibrit 9 mm.

4- Një sasi prej 1,320 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

5- Gjithashtu dhe 5(pesë) aparatë celularë të markave të ndryshme.

6- Një dorezë, përforcuese grushti.

Po kështu,gjatë kontrollit në banesën e shtetasit J. GJ, iu gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1-Një sasi prej 4 gr, farë e dyshuar si lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa.

2-Një pasaportë biometrike, në pronësi të shtetases F.F,22 vjeç.

Si pasojë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, e Darin Rapollarit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,kryer në bashkëpunim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu po nga Specialistët e Sektorit të Krimeve, bëhet me dije se 23 vjeçari  J.GJ, ka qënë shtetas me precedent penal,i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe arnëmbajtja pa leje” si dhe “Kanosja”.

Sakaq, vijon puna, për kapjen e tij , pasi mbi të rëndojnë këto vepra penale “Përndjekja” , “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Foto (1)

Mbante me dhunë ish-të dashurën mbyllur, në kërkim 23 vjeçari

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal si dhe ka shpallur në kërkim një 23 vjeçar me inicialet J.Gj. Sipas policisë, procedimi ndaj të riut vjen pas kallzimit të shtetases F.F,22 vjeç banuese në Korçë, e cila deklaron se shtetasi i mësipërm me të cilin ka patur lidhje, e ka mbajtur në banesë pa dëshirën e saj.

Sipas dëshmisë së vajzës, 23 vjeçari në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur, duke i ka kërkuar të vazhdojnë lidhjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Përndjekja” dhe “ Heqja e paligjshme e lirisë”.

Next Post

PS: Basha la pas dore Tiranën, Lana si ambient i pisët publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

Alarm në Ballkan! Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

March 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

March 7, 2026
U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In