Një i ri mysliman, i cili ishte nisur me bashkëshorten e tij për muaj mjalti, është zbritur nga avioni dhe është marrë në pyetje, për shkak të besimit dhe mjekrës.
“I pyeta pse më zbrisni nga avioni. Ata më thanë na ndiqni se do t’iu marrim në pyetje sipas nenit shtatë të aktit të terrorizmit”.
39-vjeçari Ahmed Ali kishte planifikuar të udhëtonte drejt Marrakeshit në Marok nga aeroporti i Mançesterit, por u zbrit nga ekipazhi.
Ali ka deklaruar se ishte hera e 20-të në dy vjet që merrej në pyetje nga policia për dyshime të përfshirjes së tij në akte kriminale, por kjo ishte hera e parë që nuk e lejuan të fluturonte.
Ky veprim e ka acaruar shuam te riun. Në një video në interent ai shprehet se populli mysliman është i shtypur dhe nuk ka të drejta. Ali e krahason kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron me Hitlerin.
“Unë nuk jam kërcënim për askënd. I vetmi person i cili është një kërcënim është David Cameron dhe fanatizmi i tij. Hitleri ishte një shtypës dhe një person i keq për hebrenjtë dhe për njerëzit në përgjithësi. Hitleri i sotëm është kryeministri David Cameron”.
Ai shtoi se refizoi t’u përgjigjet pyetjeve të policisë.
“Nuk jam përgjigjur për asgjë. Boll kam duruar. Tre javë më parë isha me nënën dhe më ndaluan, duke në fyer dhe pse? Sepse unë mbaj mjekër”.