• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbahet sot në Shkup Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor

by A R
22/01/2024 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbahet sot (22 janar) në Shkup Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, nën organizimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm në këtë samit janë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas programit, para nisjes së takimit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë, sikurse Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, Kryeministër i Malit të Zi Milojko Spajiç dhe Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajen (James O’Brien), do të kenë një deklaratë për media.

Mbrëmjen e djeshme (21 janar), liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane e të BE-së, zhvilluar një darkë pune.

Kryeministri Kovaçevski deklaroi pak para takimit të mbrëmshëm se Ballkani Perëndimor dhe BE-ja kanë nevojë për unitet e stabilitet.

“Të gjithë ne – si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Evropë – kemi nevojë për unitet dhe stabilitet. Në prag të takimit të nesërm të liderit në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, sonte në një atmosferë miqësore me liderët e Ballkanit Perëndimor konfirmuam qëndrimet tona për integrimin e rajonit në BE”, shkroi ai në rrjetin social X.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është takuar ditën e djeshme me kryeministrat Rama e Kurti, ndërsa është shprehur se plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit.

/a.r

Next Post
Trekëndëshi i Bermudës/ Vrasje, atentate me tritol dhe rrëmbime: Çfarë po ndodh në Fushë-Krujë?

Policia e Shtetit aksion antidrogë, burime: Mbi 100 të arrestuar në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In